“Çështja e lejes është një hallkë ku njerëzit janë të interesuar për një pronë për ta zhvilluar. Për këtë duhet t’ i drejtohen të gjitha Bashkive dtek zyrave të informacionit, ku të tërheqin formularët. Që jepen për lejet. Formulari ka disa pika, ku po marrim si shembull edhe pikën 6 është për punime të brendshëm dhe rikonstruksione. Për këtë lloj leje nuk ka nevojë që qytetarët të shkojnë te bashkia ai mund të tërhiqet tek mini-Bashkitë. Për ta tërhequr dhe duhet të kesh certifikatë pronësie për të kërkuar leje, të lidhesh dhe me një studio për projektin. Formulari mban pikat që të orienton.”, ka sqaruar eksperti Begaj.
Më pas kanë vijuar dhe telefonatat nga të gjitha rrethet. Problematikat janë të ndryshme por me anë të emisionit Këndi i Ekspertit, në Report Tv, eksperti i ndihmon qytetarët me problemet e shumta që mund të hasin nëpër zyrat e Hipotekës, Aluizmit etj.
Korça, 400 metra në fshat, dhe e kam pasur pa u bërë kooperativa, edhe kur u bë kooperativa dhe kur u ndan tokat me ligjin 7501, e kam prapë, po në kartën që më kanë dhënë e kam 200 metra. E kam të rrethuar me mur dhe as me komshinjtë s’kam asnjë lloj problemi. Vetëm më duhet ta shkruajnë në tapi.
Fshati ka një kufizim, nga 200 metra deri në 300 metra për ndërtim por ka raste që jep dhe më pak se 250, pjesën tjetër mund ta marrë si tokë ar. Mund të shkojë dhe ta regjistrojë dhe atij i lejohet vetëm 200 metra truall, sepse kështu është bërë regjistrimi fillestar në tapi.
Tirana, një miku im bëri dokumentet dhe i kaloi në Komunën e Kasharit. Dhe në Komunë dokumentet ishin në rregull dhe kur shkuan në hipotekë nuk e miratuan dhe nuk ia dhanë certifikatën. Ishte bërë falsifikimi te Listë Pronësia, ishte marrë numri dhe ia kishin dhënë një personi për një ndërtim pa leje. Dhe ka pasur një Listë Troje një numër pasurie dhe shënohet një numër pasurie dhe është bërë falsifikimi nga Kryeplaku tek Lista në Hipotekë, i është hequr atij dhe ia kanë dhënë një personi tjetër.
Kam një numër pasurie dhe atë numër Kryeplaku ia ka dhënë një qytetari tjetër. Prona nuk përbëhet vetëm nga një element por nga disa. Ka një numër pasurie, është vendndodhja, një plan vendosje, janë dhe kufitarët, komshinjtë që e vërtetojnë që ky qytetar ka qenë këtu. Duhet të shkojë pranë Qendrës Administrative, pavarësisht çfarë ka ndodhur dhe duhet të rishikojë dhe njëherë dokumentet dhe në Hipotekë. Por nëse falsifikimi ka vazhduar atëherë ai duhet të drejtohet organeve kompetenteve, prokurorisë për ta parë në një rrugë tjetër.
Fushkruja, Larush, kemi dokumentet në rregull dhe kemi bërë padi, dhe gjykata ka 1 vit e gjysmë që e ka zgjatur. Kemi 27 vite që kam tokën 10 dynym dhe tokën time e punon dikush tjetër dhe pretendon se është e tij thotë se është pronar i vjetër. Dhe e kam marrë tokën me ligjin 7501.
Nëse ju keni certifikatën dhe i jeni drejtuar Gjykatës se Krujës, njëherë duhet të konsumoni dhe me Kryeplakun e fshatit dhe njerëzit e pushtetit vendor, dhe ata janë një hallkë e rëndësishme në zgjidhjen e këtij problemi sepse nuk mund ta mbajnë të gjithë peshën Gjykatat. Por ju garantoj siç jam shprehur dhe herë të tjera që problemi juaj mund të ketë zgjidhje. Sepse zotëria që pretendon për tokën duhet ti drejtohet për kompensim. Nëse ju jeni furnizuar me tokë sipas tapisë që keni marrë, ju jeni pronar i kësaj sipërfaqe toke që iu është dhënë. Pastaj dhe pronari që pretendon dhe ai ka një të drejtë por duhet të gjejë një rrugë tjetër për ta zgjidhur, duhet ti drejtohet Komisionit Hetimor për kompensim ose në vlerë monetare.
Shkodra, kam futur shtëpinë në legalizim, kam blerë tokën në shtet dhe më ka dal legalizimi dhe kam certifikatën te Hipoteka e Shkodrës për ndërtesën dhe truallin. Kam shkuar të bëj kontratën e dritave dhe më thonë nuk je debitori si person por është toka debitorë. Në kartelën mbrapa nuk ka asnjë shënim. Shprehimisht më thonë se shtëpia (truall) është debitorë por jo ju personalisht. Kam marrë një kredi dhe e paguaj çdo muaj dhe dua thjesht të më vendosin sahatin. Kjo kredi nuk ka lidhje me tokën.
Në rast se zotëria ka paguar faturën në Aluizëm dhe ka marrë certifikatën nuk ka pse të jetë debitor. Në pjesën më të madhe të gjitha pronat që merren nga legalizimi, një pjesë marrin ndërtesën deri në çështjen me problemin me truallin. Dhe kartela të del e bllokuar dhe nuk të lë të veprosh. Në momentin që ju i keni paguar dhe i keni marrë të dyja, si certifikatën dhe kartelën, më duket paksa e çuditshme që ju të dilni debitor. Atëherë duhet të shikoni problemet me bankat në rast se keni marrë ndonjë kredi. Diku duhet të ketë një problem. Në këtë rast që zotëria nuk ka asnjë problem me dokumentet duhet të shkojë dhe në Bashki dhe atje ku i del Debiti. Duhet të shikosh tek Banka se mos ka ndodhur ndonjë ngatërresë dhe banka ta ka dorëzuar emrin tek Zyra e Përmbarimit dhe të bllokon.
Shkodra, kemi marrë tokën me ligjin 7501 dhe e kemi në dy vende praktike dhe komisioni e ka shkruajtur në tre vende
Ky problem mund të rregullohet duke renditur punën me Komisionin Vendor dhe që merret me çështjen në zonë, qendra administrative dhe specialistët e zonës, mund të bëhet një deklaratë dhe të marrë tokën ku ajo punon. Gjithmonë nëse nuk ka konflikte me kufitarët. Dhe nëpëmjemt Pushtetit Vendor shkon dhe bën regjistrimin po me të njëjtën sasi që posedon. Sepse sasia nuk duhet të lëvizë nga sipërfaqja.
Orikum, për ndarjen e tokave 7501, ekziston formulari 6 dhe nuk na e japin asnjë dokument dhe për këtë gjë na përjashtojnë nga subvencionet.
Këtë shqetësim po e lidh me Zotin Lamaj, Drejtorin e Përgjithshëm të Aluizmit dhe shprehu se të gjitha pronat e bregdetit, duke filluar nga Kepi i Rodonit e deri në Sarandë, janë në proces verifikimi. Janë futur 30 mijë dosje për tu verifikuar sepse janë gjetur dokument të falsifikuara dhe kanë marrë pronësi njerëz që nuk i takojnë. Zotëria duhet të presë këtë sqarim që po bën vetë institucionet e shtetit.











