TIRANE - Dëmi ekonomik shkaktuar shtetit me procesin e fitimit të pronësisë me dokumente të falsifikuar dhe legalizime abuzive do të sjellë shumë shpejt arrestime të reja dhe zyrtarë, të cilët do të përballen me drejtësinë. Ky fakt është paralajmëruar nga kryeprokurori Adriatik Llalla, i cili ka mbajtur këtë të premte një takim me vartësit e tij në të gjithë Shqipërinë, ku veç të tjerash ka kërkuar dhe hetim për cilindo zyrtar të përfshirë në korrupsion.
...
Dosjet hetimore të papërfunduara dhe lufta ndaj korrupsionit duhet të trajtohen me rimte të shpejta pasi në çdo muaj prokurorët shqiptarë do të vlerësohen për punën e tyre.
Ka qenë ky vendimi i marrë në një takim të mbajtur midis kreut të Akuzës shqiptare Adriatik Llalla dhe vartësve të tij në 23 prokurori rrethesh përfshi dhe ato të Apelit dhe Krimeve të Rënda.
Mbledhja e zhvilluar në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme pa praninë e medieve, mësohet të ketë pasur tension mes prokurorëve dhe vetë shefit të tyre, pasi ka rezultuar se në analizën e deritanishme shumë dosje janë lënë pas dore.
Teksa Prokuroria thotë se së shpejti pritet që në sitën e hetimeve të kalojnë ish-zyrtarë dhe zyrtarë të Legalizimeve që kanë shkaktuar për buxhetin e shtetit një dëm ekonomik duke kryer legalizime të jashtëligjshme.
Po ashtu burime nga Prokuroria thanë për A1 REPORT se Llalla u kërkoi vartësve të tij që brenda shtatorit të dërgojnë kërkesat për gjykim të çështjeve të bujshme që po hetohen në disa prokurori, e disa më të nxehtat nga Akuza e kryeqytetit.
Sakaq, 6 drejtues të Prokurorive pritet të ndryshojnë në kuadër të riorganizimit në strukturat drejtuese në bazë të performancës së deritanishme për çdo prokurori.
Njëzet e tre drejtuesit e Prokurorive në rrethe si dhe të Apelit morën porosi të drejtpërdrejta për goditjen e korrupsionit, veçanërisht në rangun e zyrtarëve të lartë mësohet nga i njëjti burim.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO