Pronarët e Shtëpisë së Kongresit
të Lushnjes: Nuk u zbatua kontrata

Pronarët e Shtëpisë së Kongresit <br />të Lushnjes: Nuk u zbatua kontrata
TIRANE - Familja Fuga pronarë të shtëpisë muzë të Kongresit të Lushnjes i bën apel instancave përkatëse të kujdesen dhe të investojnë për shtëpinë muze pasi është nje ndër shtëpitë më të vjetra të Lushnjes.

Mbesa e familjes Fuga, Nermin Vokopola gjithashtu i kërkon Bashkisë së Lushnjes të paguajë qiranë sipas marrëveshjes së bërë ose në të kundërtën të kthejë shtëpinë ish-pronarëve të ligjshëm.

“Ajo shtëpi ka vlera jo vetëm muzeale por edhe vlera arkitektonike pasi është 250 vjecare. Me ardhjen e demokracisë Bashkia qe e interesuar ta merrnin për muze sepse ka vlera. Ndërkohë që ne asnjëherë nuk kemi marrë qira të rregullt, në bazë të kontratave që kemi vendos me ta. Ata kanë vendosur një qira sipas normativave dhe asnjëherë nuk e kanë zbatuar këtë kontratë dhe fakti është që ne vuajmë akoma nëpër gjyqe, nëpër përmbarime edhe nuk marrim dot qiranë e shtëpisë. Nëse ata nuk duan ta mbajnë, nuk kanë mundësi ta mbajnë le ta dorëzojnë shtëpinë”, - pohoi për kamerën e A1 REPORT! Nermini.
 
Shtëpia muze e Kongresit të Lushnjes administrohet aktualisht nga Bashkia e qytetit. Ditën e mërkurë forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore vizitoi shtëpinë e Kongresit të cilët kanë bërë apel për ndërhyrje pasi është e dhimbshme të shohësh shkatërrimin e monumenteve kulturore .


(g.h/ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren