Skandali i ndërtimit të pallatit në pronësi të vjehrrit të Lulzim Bashës, merr përmasa akoma dhe më të mëdha kur mësohet se pikërisht në vendin ku është ndërtuar pallati, ka qënë një shkollë 8-vjeçare. Kjo tregon se bëhet fjalë për një pronë që ska qënë asnjëherë pronë private, por përkundrazi sipërfaqja i ka shërbyer shkollës 8-vjeçare të quajtur “Zenel Murra” dhe që është ndërtuar rreth viteve 1980 nga rregjimi i asaj kohe.
Sot godina e kësaj shkolle nuk ekziston më, jo për faktin se është gryer nga dallgët e ditit, por ajo është shembur nga fadromat, duke i hapur kështu rrugën e ndërtimit të pallatit, I cili nga pamjet satelitore duket qartë se vetëm qereku rezulton në truallin e kësaj shkolle dhe më pas, tre çereku i pallatit ndodhet brenda në det. Ajo që e bën çështjen akoma më të dhimbshme është se shkolla “Zenel Murra”, është prishur, duke u transefruar disa metra më larg në afërsi të shkollës tregtare që ndodhet në zonën e “Ujit të Ftohtë”.
Për ndërtimin e godinës së re është caktuar shoqëria “Avduli”, e cila edhe pse ka përfuduar objektin vijon proceset gjyqësore, duke kërkuar 35 milion lekë të pashklyera nga Ministria e Arsimit dhe Drejtoria e Arsimit Vlorë. Ndërkohë që në truallin ku është ndërtuar kompleksi “Jon” ka ekzistuar një lulishte, por disa vite më pas mbi të u ndërtua objekti në pronësi të vjehrrit të Lulzim Bashës.
Shkrimi u publikua sot (9.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com