VLORË- Pronarët e bareve dhe restoranteve në Vlorë si dhe operatorët turistikë janë të pakënaqur me vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve, për të shtyrë orarin e muzikës me një orë.
Ashtu siç kishin paralajmëruar, ato janë ngritur sërish mbrëmjen e sotme, në protestë kundër ‘orës mortore’, siç e cilësojnë ato orën policore, ku kanë mbyllur lokalet e tyre, duke i rrethuar në mënyrë simbolike me ‘shiritin e krimit’ si dhe me qirinj. Ato madje kanë ngjitur parulla ‘Mos na prekni klientët’, para lokaleve të tyre.
Pronarët kërkojnë, që të kenë në sfond muzikë deri në orën 00:00, si dhe ora policore të shtyhet deri në orën 02:00 të mëngjesit. Sipas tyre, turistët nuk duhet të shohin furgonat e policisë në këtë sezon turistik. Pronarët thonë se tashmë, janë në pritje të zgjidhjes së kërkesave të tyre nga qeveria.
Me protestën e tyre, u solidarizuan edhe disa turistë, të cilët po shijonin shëtitjet buzë detit në Lungomare, ku u shprehën se të dy palët, si qeveria apo bizneset, të reflektojnë, pasi kjo gjë po dëmton turizmin dhe bizneset.
Dhjetëra qytetarë kanë shijuar shëtitjen buzë detit në Vlorë, mbrëmjen e sotme, pa patur mundësinë që të ulen në kafe, apo të darkojnë, pasi lokalet kanë vendosur që të mbyllin në shenjë proteste bizneset e tyre.
Një nga përfaqësuesit e bizneseve, Vasil Bedinaj, u shpreh në një deklaratë për mediat se ato kërkojnë që ora muzikore të jetë e njëjtë me orën policore dhe ato të jenë të lirë që të ushtrojnë aktivitetin e tyre. Ai bëri thirrje që të shmangen sa më shumë furgonat e policisë nga sytë e turistëve, pasi Vlora nuk meriton shfaqje të tilla.
‘Të gjendet një bashkëpunim mes policisë dhe operatorët turistike. Të shmangim furgonat e policisë nga sytë e turistëve. Nuk po flitet për muzikën e lartë. Po flasim për një fshë orari të hapur dhe duhet një muzikë në sfond. Nesër do të marrim një vendim në orët në vijim. U bën presion kryeministri reagojnë, kryeministri nuk u ka bërë presion dhe ato nuk veprojnë. Nuk e meriton Vlora shfaqje të tilla, me furgona, me skafandra. Të gjendet një formë bashkëpunimi me bizneset dhe me policinë. Greqia ka ‘printuar’ lek për biznesin, ne kemi marrë vetëm 40 mijë lekë për 3 muaj.’- u shpreh biznesmeni Vasil Bedinaj.
Pronarët e lokaleve kërkojnë, që të kenë në sfond muzikë deri në orën 12:00, si dhe ora policorë të shtyhet deri në orën 02:00 të mëngjesit. Ato bënë thirrje, që turistët të mos shohin furgonat e policisë në këtë sezon turistik.
‘Kemi paralajmëruar një mbyllje totale për 24 orë. Shiko sa lezet ka zot, nuk ka polici në sfond. Nuk duam gardhin policor. Fasha orarit të paktën të kalojë deri në orën 2. Në nuk mund të ndjekim klientët. Nga ora 24-2 të mëngjesit janë më në pakicë klientët. Fsha muzikore që në kërkuam, ishte si një karamele, por kërkojmë deri në orën 24 që të kemi një sfond muzikor në mënyrë sa më të denjë denjë për qytetarët. Ne jemi qytet turistik pasi na takon që të jemi një qytet i denjë, i kemi quajtur ‘orare mortore’. Hapin e parë e bën deri këtu. Presim që qeveria të reagojë, sepse nuk është ndotje policore. Kërkojmë që ora 24 të shkojë deri në orën 2. Ne nuk jemi ai lloj mentaliteti dhe psikologjie që kundërshtojmë ligjin, por kërkojmë të njëjtën gjë nga policia. Po presim përgjigjen e kryeministrit. Kjo protestë të merret seriozisht nga qeveria.’- u shpreh Ervin Sota, operator turistik.
Ndërkohë që qytetarët në një prononcim për Report Tv ato thonë se të dyja palët, si qeveria apo bizneset duhet të reflektojnë, pasi kjo gjë po dëmton turizmin.
‘I bashkohemi protestës edhe ne. Qeveria duhet të reflektojë.'- tha një qytetarë.
'Dikush tjetër e vlerëson këtë punë. Nëse mendojnë ato se më mirë do të jetë, ashtu masat do t’i respektojmë.' u shpreh një tjetër.
'Tani për qytetarët e Vlorës është problematike. Duhen hapur sa më shpejt është momenti të shijon lokalet. Të dyja palët duhet të reflektojnë.'- tha një turist.
'Shoh që shumë restorante janë mbyllur, por lexova se po bëjnë protesta për situatën e masave anti-COVID. Nuk është mirë për shumë turistë.’- tha një qytetarë.
Po o ligj mir e ke ti pa ik njeher ne vendet jashte s.ke shanse te besh ndotje akustike ne qendra te banuara.
PërgjigjuTe gjithe kto lokale te spostohen jasht zonave te banimit apo hotelerive. Eshte e pa durueshme te pahuash hotele dhe mos te flesh dot prej kture barakeve qe mbledhin te pire e k.
PërgjigjuNuk behen vlonjatet joo. Smirxhinj me mac ne bark ngelet. Hiqi lopen tjetrit. Nuk ka dal as basha as meta ne protest jane bisnesmen qe kane njerez te punesuar dhe duhan shtyrje orari policor.
PërgjigjuAdministrata paguhet me taksat e gjithe popullit, keshtu qe mos na hapni barkun me perralla. Njerezit shkojne per pushime e duan te shplodhen.
PërgjigjuKeta na paskan hallin qe furgonat e policise u trembkan klientelen!Ndoshta klientela ka per te marre pak zemer,kur neper lokalet tuaja vulgare te tallavase, te darkojne e te kercejne bashibozuket e Vlores me kobure ne brez , kallashnikov ne makine e me ndonje porcion droge ne xhep.Ju siguroni ushqim e tallava,ata sigurone adrenalinen per turistet me show te zenash me grushte e thika,te shtenash me arme dhe pak gjak ne ane,sa per te treguar pak se c'mund te presesh ndonjehere ne lokalet e Vlores.
PërgjigjuSa dashakeqe qenke moj vajze..ku i ke pare ne lungomare vlonjatet me arme e qe shperndaj droge neper bizneset e tyre,si mund te shkruaj nje idiote ne nje artikull serioz dhe ta banalizoj me aforizma gangsteresh..ku vlora ofron cilesi maksimale e mbi te gjitha sherbim cilesor e cmimem me te ulta nga cdo qytet tjeter qofte ky bregdetar e jo...je thjeshte nje cope mish me dy sy!!!
Ishalla mase si hapin me. Ngeli Vlora me keta pisat te bej turizem. Mase o Zot i madh si hapin me ishalla..
PërgjigjuPO njeria qe nuk flejne ne pllat. Po ata qe kan mare hotele me 100 euro naten si do ja bejne per pushim. Nje gje skam kuptuar. Ata i kam mare licencat dhe lejet per kafe e bar. Jo per club muzikor Sduhet te ket muzike pas ores 10 te darkes. Besdisin ata qe sduan rumpalle
PërgjigjuNUk ka Vlora nevoje per muzike 100db pas mesnate te besdisi ter pushuesit qe kan hotele dhe tu bej qejfin pak teeksituarve nga alkoli dhe jo alkoli ne ato bare. Asnje su thote gje per lokalet ku muzika nuk besdis ter pallatin qe banon siper.
PërgjigjuKan mare licence per bar kafene restorant. Te lodh muzika. askush su ka thene gje per mizik ne sfond. duan te bejne pub dhe disko ne kafe. Njerzit kan nevoje per gjume dhe qetesi. Biznesi i kafeneve duhet te mbijetoje deri ne momentin qe sbesdis njerzit e shumte qe banojne ne vlore
PërgjigjuPaguhen edhe nga taksat tona qe nuk kemi lokale,edhe ne na duhen te na sherbejne e te na mbrojne nga cubat e lokaleve qe duan muzike me volum te cmendur ne qendra te banuara deri ne mengjes.
PërgjigjuO vlore te ndriti fati....ta vazhdoje ndonje nga keta plerat si puna e Vasil Bedinit.kishte lezet shetitorja sot pa keta e pa shume plera ne qarkullim.mase ju mban inati e i mbani gjithe muaj mbyllur po sbesoj se sjeni nga ai brum ju jo.ulni breket me Vasilin e Dionisin qe sla proteste te PD e shoqerise civile pa civile
PërgjigjuHahahah i madh je me nuk i hiqet e i shtohet asnjë presje komentit tënd, O VLORË TË NDRITI FATI... HAHAHA FIX 90% e bareve hoteleve dhe restoranteve në Vlorë duhet t'ju kotrollohet burimi pasurisë nga OFL sepse asnjëri nga ata nuk i ka paratë të pastra.