TIRANE - Dy pronarët e tokës ku është ndërtuar qendra tregtare “Casa Italia” në Tiranë janë përfshirë në një sherr për çështje pronësie. Ngjarja është shënuar brenda ambienteve të kësaj qendre tregtare, ndërsa nga përleshja mes tyre janë thyer edhe xhamat e disa dyqaneve në “Casa Italia”.
Shekulli shkruan se Pëllumb Alimadhi dhe djali i xhaxhait të tij, Shkëlqim Alimadhi të shoqëruar edhe nga tre persona të tjerë janë përleshur me njëri-tjetrin. Ata janë shoqëruar më tej në komisariatin numër 6 të kryeqytetit.
Sipas marrëdhënies kontraktuale të pronësisë së tokës ku është ndërtuar qendra tregtare, Shkëlqim Alimadhi kërkonte prej Pëllumbit 40% e "Casa Italia"-s, bënë të ditur burime policore. Duke qenë se palët nuk arritën konsensus, debatit degjeneroi në dhunë, shkruan Shekulli.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com