Pronari grek: Tarifa doganore
për çementon, brenda ligjit
chalis Sigalas, drejtori ekzekutiv për Evropën Juglindore i kompanisë greke “Titan Group“, pronare e “Sharrcemit”, ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës ka ardhur pas kërkesë së bërë nga kompania e tij.
Kompania që e ka blerë fabrikën e çimentos “Sharrcem” në Han të Elezit të Kosovës e ka cilësuar ligjor dhe të drejtë vendimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për vendosjen e një takse doganore prej 35 për qind për çimenton e importuar, duke e cilësuar këtë masë si favorizuese për prodhimin vendas, të kërcënuar nga falimentimi. Michalis Sigalas, drejtori ekzekutiv për Evropën Juglindore i kompanisë greke “Titan Group“, pronare e “Sharrcemit”, ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës ka ardhur pas kërkesë së bërë nga kompania e tij.
“Marrëveshjet ndërkombëtare tregtare (OBT dhe CEFTA) dhe ligji i Kosovës ofrojnë një kornizë të qartë ligjore të masave mbrojtëse për raste të tilla dhe parashikojnë zbatimin e tyre për importet që dëmtojnë ose rrezikojnë industrinë lokale. Kur ka aplikuar te ministria për vendosjen e këtyre masave, ‘Sharrcemi’ ka kërkuar zbatimin e ligjit”, ka thënë Sigalas, qytetar grek të mërkurën, në konferencë për media.
Sipas tij, taksa e vendosur nuk do të jetë afatgjatë. Sipas tij, nuk kanë të drejtë ata që taksën doganore për çimenton e importuar janë duke e trajtuar si çështje shtetërore mes Kosovës dhe Shqipërisë. “Kjo masë prek edhe eksportuesit e çimentos nga Maqedonia dhe Serbia. Janë prekur edhe fabrikat prodhuese të ‘Titan Group’ dhe ‘Holcim Group’ në këto dy vende”, ka thënë Sigalas. Ai u ka bërë apel kritikuesve të masave të vendosura nga Mimoza Kusari-Lila që ta kenë parasysh se “Sharrcemi” është kompani kosovare.
“Importuesit synojnë të mbrojnë fitimet e tyre, por këtë e bëjnë në dëm të industrisë që sjell investim direkt të huaj dhe që u jep mundësi 500 familje të punëtorëve”, ka thënë Sigalas. Ai ka deklaruar se “Sharrcemi” nuk do ta ngrejë çmimin e çimentos derisa të jenë në fuqi masat në favor të kompanisë së tij. “Sharrcem’është ndër tatimpaguesit më të mëdhenj në Kosovë. Ftoj Ministrinë e Financave që të publikojë të dhënat krahasuese të tatimeve të mbledhura nga ‘Sharrcemi’ dhe nga kompanitë importuese”, ka thënë Sigalas.
(sg.shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
35.1%
-
Jo
55.4%
-
Nuk e di
9.6%
Vota total: 251
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gudia kulturore/ Polifonia shqiptare takohet me ritmet elektronike tek 'Art Turbina', 'Zëri i dhunës virtuale' tek Galeria e Arteve
25 Nëntor, 10:23
-
Ndahet nga jeta mjeku onkolog Agim Karaj
25 Nëntor, 10:14
-
Udhëheqësi i Iranit, Khamenei: Jo urdhër-arreste, por dënim me vdekje për Netanyahun dhe Gallant
25 Nëntor, 10:14
-
Lufta/ Sulm me raketë ruse në rajonin Kharkiv, 13 të plagosur
25 Nëntor, 10:01
-
Shef i NATO-s, Mark Rutte viziton sot Turqinë ku do takohet me Erdogan dhe Fidan! Nesër do të jetë në Athinë
25 Nëntor, 09:49
-
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
25 Nëntor, 09:41
-
Dita kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave/ Ministrja Koçiu: Kemi marrë nisma ndërgjegjësuese! Sot nisim fushatën 16 ditore me OKB-në
25 Nëntor, 09:39
-
Pesë net ‘roje’ për të vrarë ndërtuesin! Polici u fsheh në shkallët e një hoteli, refuzon të japë deklarime! I vëllai mohon të ketë lidhje me ekzekutimin e Eduart Reçit, pamjet zbuluan vrasësit
25 Nëntor, 09:17
-
Mosha e mesme në Shqipëri, më e palumtur se në vitet 2006-2010
25 Nëntor, 09:11
-
Media izraelite: Netanyahu gati të pranojë armëpushimin në Liban
25 Nëntor, 09:08
-
Nga Piemonti në Shkodër, pensionistët italianë: Hoqëm dorë nga gjithçka sepse jeta këtu kushton shumë më pak
25 Nëntor, 09:07
-
Çfarë i shkakton trurit tuaj përdorimi i telefonit në mëngjes
25 Nëntor, 09:06