Pronari i ish-qendrës së mobilizimit në Kukës, Elezi: UÇK s'bëri tortura! Ekipet e Hagës erdhën dhe s'gjetën asgjë!

Për 4 muaj në ish-ofiçinën mekanike në periferi të qytetit te Kukësit, ushtria çlirimtare e Kosovës gjate luftës ne Kosovë ka patur një qendër mobilizimi për ushtarët me qëllim përgatitjen e tyre për frontin e luftës.

Rreth 12 mije ushtare re UÇK kanë qenë të grumbulluar në këtë qendër. Në akt-akuzën e dhomës speciale në Kosove ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqit përmendet kjo qendër mobilizimi që sipas aktakuzës ka shërbyer për transplant organesh dhe dhoma torture.

Por Asllan Elezi pronar i ish-qendrës se mobilizimit i hedh poshtë këto akuza duke i cilësuar si shpifje.

Sipas tij edhe vete ekipet nga Haga ne korrikun e vitit te kaluar kane ardhur vete dhe kanë qëndruar tre ditë dhe kanë gjetur vetëm gjashtë fishekë dhe asgjë tjetër.

“Në munden t’i vërtetojnë, nuk kanë as çfarë të vërtetojnë se nuk kanë qenë të vërteta. Këto që bëjn tani i bëjnë, qëllimisht për të ulur dinjitetin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këtu ka qenë vetëm repart mobilizimi. 3 ditë në Komisariat, këto që po të them ty ju kam thënë dhe atyre si përgjigje. Nuk besuan dhe erdhën këtu. Më kanë pyetur: Ku janë bërë transplantet? U jam përgjigjur çfarë transplantesh ato kanë qenë njerëz më shkollë, gjykatës. A ka patur mjekë? U kam thënë: po, ka patur 3 mjekë.  Asgje tjetër.

Çfarë ka qenë këtu ka qenë plot me ushqime, ajo pjesa tjetër me veshmbathje. Kontrolluan nga mëngjesi.  Ish-oficina ka mbetur kështu siç është pasi nuk punon më askush.  Prona ime lë të përflitet, le të vijnë këtu dhe ta vërtetojnë.  Unë këtu kam qenë nuk kam lëvizur , që nga data 23 Mars e deri në 13 qershor se duhej që të mbahej, qetësi, rregull, se kishte materiale e nuk doja që t’i prekte  kush" - tha Elezi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:46
Kosova në udhëkryq/ Dilemat e zgjedhjes së presidentit të ri

KOSOVË- Konfirmimi i aktakuzës ndaj presidentit Thaçi dhe dorëheqja e tij nga posti i presidentit ka krijuar një vakkum institucional në Kosovë edhe pse momentalisht një pozicion i tillë po mbahet nga krye parlamentarja Vjosa Osmani.

Partnerët e koalicionit qeveritar në Kosovë, konfirmojnë se nuk kanë diskutuar dhe as që kanë ndonjë plan për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, edhe pse me kushtetutë ai duhet zgjedhur brenda gjashtë muajsh.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)  edhe pse nuk mendon se gjetja urgjente e presidentit të ri nuk është çështje urgjente, personi i duhur për këtë pozicion ngelet Ramush Haradinaj, e theksoi deputeti i kësaj partie, Pal Lekaj.

Megjithatë një kërkese e tillë është hedhur poshtë nga partneri në koalicion, Lidhja Demokratike e Kosovës. Por ndasitë në lidhje me këtë çështje paraqiten edhe në mesin e opozitës, Lëvizja Vetëvendosje, konsideron se vendit i duhen zgjedhje të reja, prej të cilave do të dalë një qeveri, e cila gëzon mbështetje dhe legjitimitet prej shumicës së qytetarëve. Ndërkohë që Partia Demokratike e Kosovës ka qëndrim ndryshe, ushtruesi i detyrës së kryetarit të kësaj partie, Enver Hoxhaj tha se ҫështja e presidentit duhet të adresohet nga ana e koalicionit qeverisës.

E ndërkohë që politikanët janë të pavendosur në lidhje me hapat e ardhshëm, analistët parashikojnë mbajtjen e zgjedhje të jashtëzakonshme.  Kjo pasi në nenin 90.3 të Kushtetutës së  Kosovës parashikohet që posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë (6) muaj dhe nëse deri në këtë datë, nuk arrihet konsensus për zgjedhjen e presidentit, atëherë vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.

E.M./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Korca: 07/11/2020 11:26

    Po patjetër asnjë torturë nuk bëri, çdo informacion që i duhej e merrte pas një kërkese me shkrim tek spiunët apo tek autoritetet Serbe. Hajde o tuafët e dreqit... Nuk gjeti gjë thotë.. sikur le gjurmë druri dhe kamxhiku ... UÇK sipas jush nuk luftoi u vranë të gjithë si ëngjëj... i mori Zoti. Popull injorant.. në një luftë të gjithë bëjnë krime dhe moral nuk ka në luftë o kokëqepë.

    Përgjigju
  • 213452345: 07/11/2020 11:20

    Shqiptaret kane 30 vjet qe merren me punet e te tjereve. Jopo UCK-ja jopo zgjedhjet ne amerike jopo ca bani ky e ca bani aì... Shohim punet tona o njerez se ngelem mbrapa te tjereve perhere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!