Pronari i linjës Vlorë- Kuçovë
padit minibashkinë e Selenicës

Pronari i linjës Vlorë- Kuçovë<br />padit minibashkinë e Selenicës
VLORE - Një kontratë e nënshtruar mes bashkisë së Vlorës dhe asaj të Kuçovës pesë vite më parë vendosi që për linjën e udhëtarëve mes dy qyteteve të vendosej një mjet tip mikrobus, pasi për numrin e banorëve kërkesat plotësoheshin.

Pas aprovimit të bërë nga Ministria e Transporteve dhe kontratës mes dy njësive vendore banorët e qytetit të Kuçovës dhe ata të Vlorës nisën të udhëtonin çdo ditë në linjën e vendosur për lidhjen mes dy qyteteve.

Të drejtën për t'i shërbyer qytetarëve në këtë linjë e fitoi Resmi Rrapaj, një qytetar nga Vlora, i cili ka paguar rregullisht taksat dhe tatimet për këtë aktivitet të ushtruar. Por, kohët e fundit dhe pse është taksapagues i rregullt Rrapaj është hasur me konkurrencën e pandershme që po e çon drejt falimentimit.

Një tjetër mjet prej disa muajsh ka nisur të ushtrojë aktivitetin në këtë linjë, për të cilën në bazë të numrit të banorëve është përcaktuar vetëm një mjet. Rrapaj shprehet se mjeti që e konkurron në mënyrë të pandërgjegjshme nuk dihet se në çfarë mënyre ka nxjerr një licens nga minibashkia e Selenicës dhe vazhdon punën në kushtet ku numri i banorëve që lëvizin nga Vlora drejt Kuçovës dhe anasjelltas është i kufizuar.

Rrapaj me dokumente në duar shprehet se kërkon drejtësi dhe se është detyruar ti drejtohet zyrës së krimit ekonomik.

Shkrimi u publikua sot(14.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)