TIRANË - Për mbi 3 orë, pronari i Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu, është pyetur paraditen e sotme në SPAK.

Nuk dihet me siguri çështja për të cilën është marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm.

Allajbeu është përfolur si i përfshirë në dy nga dosjet e nxehta të shëndetësisë: atë të koncesionit të laboratorëve dhe dializës.

Kujtojmë se Allajbeu është në hetim edhe në Kosovë për pastrim parash përmes spitalit Amerikan.