Nuk kanë të sosur problemet për biznesmenin italian Francesco Bechettit.Tashmë ky i fundit po përballet me presionin e vazhdueshëm që po i bën pronari i tokës, ku ka ndërtuar objektet e televizionit “Agonset” dhe ambjentet e shoqërisë “Energjia”. 

Nuk kanë të sosur problemet për biznesmenin italian Francesco Bechettit.Tashmë ky i fundit po përballet me presionin e vazhdueshëm që po i bën pronari i tokës, ku ka ndërtuar objektet e televizionit “Agonset” dhe ambjentet e shoqërisë “Energjia”. Mësohet se prej 5 muajsh pronari Leonard Mezuraj nuk ka marrë pagesën e qërasë dhe për pasojë i është drejtuar gjykatës duke kërkuar 5 muaj të prapambetura përfshirë këtu dhe kamatvonesën prej 2 për qind. Njëherësh Mezuraj kërkon dhe largimin e këtyre dy kompanive nga prona e tij. 

Padia civile është depozituar në gjykatë në datën 1 tetor dhe ka si objekt:”…Zgjidhjen e kontratës së qirasë nr.3446 rep, nr.1190 kol datë 17.09.2012 të noteres Ardjana Hoxha për faj të palës së paditur, dhe lirimin e menjëhershëm të ambjentit nga kjo e fundit. Detyrimin e palës së paditur që ti paguajë palës paditëse qëratë e prapambetura duke filluar nga muaji qershor i vitit 2015 deri në lirimin e ambjentit. 

Aplikimin e penalitetit 2 % të qërasë mujore, për çdo ditë vonesë, duke filluar për llogaritja e detyrimit nga data 15 e muajit qershor,data në të cilën sipas kontratës pala e paditur ka detyrimin për të shlyer qëranë. Marrjen e masës së sigurimit të padisë, duke urdhëruar bllokimin e llogarive bankare të palës së paditur, si dhe vendosjen e sekuestros konservative mbi pasuritë e luajtshme të kësaj të fundit deri në përfundimin e këtij gjykimi.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)