Pronari i gjigantit francez të naftës, "Total", Christophe de Margerie, u vra dje në mbrëmje në një aksident me avionin e tij privat që ishte gati duke u ngritur nga aeroporti i Vnukovos, pranë Moskës.

Njoftimi i vdekjes së këtij miku të Rusisë ndërkohë që kriza ukrainase ka sjellur një përkeqësim të paprecedent që prej fundit të Luftës së Ftohtë në vitin 1991 të marrëdhënieve mes Rusisë dhe Perëndimit, solli reagimet e para që në mëgjes herët në Francë.

Kryeministri francez, Manuel Valls, vlerësoi se "Franca ka humbur një drejtor kompanie të jashzakonshëm, një kapiten të madh të industrisë dhe një patriot".

Avioni i pronarit të "Total"-it u përplas në momentin e ngritjes me një pastrues bore pak para mesnatës, duke shkatuar vdekjen e të gjithë personave që ishin në bord.

ATSH