Sekuestro e pronave, u vendos nga Prokuroria pas akuzave ndaj Klement Balilit, ish-kreut të transporteve në Sarandë, si i dyshuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh. Gykata e Krimeve të Rënda vendosi në nëntor 2017 sekuestron preventive për mostjetërsimin e “Santa Quarantas”
Klement Balili është person në kërkim për llogari të drejtësisë greke dhe asaj shqiptare dhe i dyshuar si personi që drejtonte një grup kriminal të trafikut të drogës në Ballkan drejt Europës. Vetë ai e mohoi këtë akuzë në të vetmen dalje publike pak ditë pas urdhër arrestit grek dhe nga ajo ditë është zhdukur duke ju fshehur policisë. Donald Lu e cilësoi Balilin ironikisht “magjistar”, pasi ka mundur t’i shmanget arrestimit për gjithë këtë periudhë kohë.
Ndërsa, Bashkim Balili, vëllai i të kërkuarit për trafik droge Klement Balili, është shprehur se pronat e familjes janë vënë përmes punës së ndershme dhe kredive. Ai tha se për resortin luksoz "Santa Quaranta" në Sarandë kanë marrë kredi në vlerën 500 mijë euro, të cilat janë investuar në godinën e ish-shtëpisë së pushimit të punëtorëve në vitet e regjimit komunist.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com











