Pronat e Elton Deliut, çohet në
gjyq bashkëjetuesja Ada Musaraj

Pronat e Elton Deliut, çohet në<br />gjyq bashkëjetuesja Ada Musaraj
TIRANE- Njësia hetimore Task-Forcë i ka dhënë fund hetimeve për pasurinë e të ndjerit Elton Deliu të vrarë në dhjetorin e 2008. Në pamundësi për të ngritur akuzë ndaj Deliut, prokurorët e dosjes kanë ngritur akuzë ndaj bashkëjetueses së tij Ada Musaraj. Kjo e fundit është marrë e pandehur për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe se pritet që shumë shpejt materiali hetimor të kalojë për shqyrtim gjyqësor në gjykatën e Tiranës.

Sipas materialit të njësisë hetimore Task-Forcë, pjesa më e madhe e pronave janë rregjistruar në emër të Ada Musaraj, ndërkohë disa pasuri mbanin dhe emrin e Admirim Sakos,ish-shoferit personal të Elton Deliut, të vrarë në janar 2013 Sako ka qënë person nën hetim së bashku me Ada Musarajn, por pas vrasjes së tij, prokuroria vendosi të pushojë akuzat për të, duke dërguar në gjyq vetëm bashkëjetuesen e Elton Deliut. Ky i fundit është marrë me veprimtari kriminale, në trafikun e heroinës dhe nisur nga kjo situatë sipas prokurorisë së Tiranës, e gjithë pasuria e tij, është vënë si rezultat i përfitimeve kriminale.

2.5 milion euro
Nga hetimet e kryera, njësia hetimore Task-Forcë ka dalë në konkluzjonin se pasuria e bllokuar përllogaritet në rreth 2.5 milion euro. Kjo pasuri tashmë është në tre emra, si Ada Musaraj, Flutura Deliu dhe Elton Deliu. Ndërkohë për disa prona, Ada Musaraj është në proces gjyqësor me dajën dhe gjyshin e Elton Deliut, të cilët pretendojnë së janë trashëgimtarët e kësaj pasurie, si apartamente, llogari bankare, automjete, toka në zona të ndryshme. Mes emrave që zotëronin pasuri ishte dhe Admirim Sako, por ky i fundit pjesën më të madhe të pronave të trashëguara nga Elton Deliu, ia kishte kthyer bashkëjetueses së Eltonit, Ada Musaraj.

Bëhet fjalë për rreth 36 pasuri që janë vënë në sekuestro që prej dhjetorit 2012, ku mes tyre janë dhe dy llogari bankare që kapin një shifër prej 650 dhe 954 mijë euro. Mes pasurive të shumta janë disa apartamente, një vilë në plazhin e Durrësit, një furgon i blinduar, disa sipërfaqe toke në Tiranë dhe Durrës, si dhe disa lokale në rrugën “Myslym Shyri”, në Rrugën e Dibrës dhe në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

Gjyqet me fisin
Momentalisht Ada Musaraj ndodhet në process gjyqësor me gjyshin dhe dajën e Elton Deliut. Në këto procese, Musaraj përdor si trashëgimi, vajzën e E. Deliu, që e ka nga bashkëjetesa me Elton Deliu. Madje disa kohë më parë Musaraj zhvilloi një gjyq civil me gjyshin e bashkëjetuesit të saj, shtetasin Adem Çaushi, i cili spranonte si trashëgimtare vajzën e Ada Musaraj. Në këtë proces është përdorur dhe një analizë ADN, që tregonte se vajza e mitur i përkiste shtetasin të ndjerë Elton Deliu.

Shkrimi u publikua sot (22.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

 Alarmi fals për bombë në shkollat e Tiranës, skenar si në Maqedoninë e Veriut! Dyshohet se u dërgua nga i njëjti person

Alarmi fals për bombë në shkollat e Tiranës, skenar si në Maqedoninë e Veriut! Dyshohet se u dërgua nga i njëjti person