Zoti Begaj u është përgjigjur qytetarëve për problemet që ata hasin. Çështja e hartave në lidhje me pronat është hasur dhe më përpara, por tashmë një pjesë e zonave është sistemuar, në pjesën periferike punohet akoma me hartë të vjetër, pothuajse 90 % e tyre.
Telefonata e parë ka pasur një problem përsa i përket ligjit 7501 për tokat bujqësore dhe trojet dhe ka disa toka që nuk i kishte marrë në pronësi sepse ka pasur një gabim në regjistrimin e mbiemrave….
Me ligjin e ndarjes së tokave ne zonën e fshatit dhe për tokën bujqësore duhet që Bashkia e rrethit të marrë përsipër problemet dhe qytetari në fjalë duhet t’i drejtohet bashkisë së rrethit ku ai jeton dhe sektori që merret me këto çështje.
Qytetar nga rrethi i Gramshit: Jemi një trung familjar prej 5 kryefamiljarëve dhe kemi një pronë të lënë me trashëgimi, dhe njëri prej tyre nuk paraqitet që të firmosë, dhe për këtë arsye nuk na dorëzojnë çertifikatat tek hipoteka…
Duhet t’i drejtoheni gjykatës për zgjidhjen e problemit nëse nuk arrihet me marrëveshje, dhe duhet të formuloni një kërkësë padi për ndarjen e pasurisë dhe më pas me marrjen e ekspertit mund të arrihet në një zgjidhje.
Telefonata e radhës ka qenë nga Fieri, zotëeria në fjalë ka 3 parcela në emër të babit dhe ka kryer proçedurat për të marrë atë që i takon, por një nga parcelat është me probleme dhe kufitari nuk pranon të vijë që të firmosë për arsye se supozimisht ka ndryshuar harta. Gjithashtu ka dhe 2 prona të tjera që janë të rregullta dhe nuk ia dorëzojnë…
Në këtë rast kur është hartuar ligji 7501 dhe kur janë ndërtuar parcelat, është një difekt i institucioneve që i detyron qytetarët të shkojnë dhe të marrin firmat e kufitarëve. Ky problem duhet të sqarohet nga kryeplaku dhe të shkojë në terren dhe mos të shkojë në gjyaktë. Është personeli ai që duhet të shkojë dhe bashkë me institucionin ti japë zgjidhje këtij problemi.
Vijojnë telofonatat e shumta në studion Këndi i Ekspertit, në Report Tv dhe me problemet e qytetarëve të cilët hasin kaq shumë kepkuptime dhe nuk mirë informohen mirë nga zyrat e shtetit dhe institucionet përkatëse.
Kemi marrë në dorëzim çertifikatën e pronësisë por një pjesë e mirë tokës bujqësore punohet nga dikush tjetër. Për 27 vite me radhë i jemi drejtuar gjykatës dhe asnjë nuk na jep një zgjidhje ose një informacion. Dikush tjetër pretendon se e ka tokën e tij, ndoshta të lënë edhe me trashëgimi. Por çertifikata e pronësisë i jep të drejtë qytetarit ta gëzojë,ta shesë dhe ai shfaqet si pronar i asaj toke.
Për këtë problem ka zgjidhje, por është Bashkia ajo që duhet të zgjidhë problemin, për këtë arsye e ka marrë mandatin. Pushteti vendor duhet të bëjë punën dhe ti japë zgjidhje dhe që qytetari mos ti drejtohet gjykatës. Ne jemi futur në reforma të thella, kemi qenë një magazinë pa inventar.
Kemi marrë tokë nga ligji 7501, Tiranë, Komuna Bërxull kemi marrë legalizimet për pronësi dhe përdorim, e shtuar kjo e fundit me shkrim dore. Ne kemi ardhur ne vitet ’86 dhe e kemi marrë këtë tokë me ligj dhe gjithashtu kemi marrë dhe legalizimin për të ndërtuar një banesë. Dhe kemi problem që nuk kemi një çertifikatë për tokën bujqësore.
Zonja ka marrë Aktin e Marrjes së Pronësisë dhe të përdorimit të shkruar me shkrim dore, me stilolaps. Ajo duhet të paraqitet pranë Bashkisë dhe të verifikojë nëse është banore në zonën ku jeton dhe duhet të komunikojë me specialistët përkatës.
Kam marrë leje të legalizimit zona Allias dhe akoma nuk jam paraqitur pranë zyrave të Hipotekës. Ata kanë nxjerrë si sipërfaqe trualli 500m² por kanë dhe 60m² shtesë. Por në ato kohë ka ardhur urbanizimi dhe më pas nuk pranojnë të bëjnë matje të dyta.
Atëherë, janë 560m² dhe janë legalizuar 500m². Mund të ishte negociuar për ta blerë me çmim shteti dhe pjesa e ngelur i ka kaluar shtetit. Ligji i ka dhënë pjesën maksimale, sepse nëse do të ishte magazinë atëherë sipërfaqja do të ndryshonte. Pra, shteti me qytetarin në këtë rast është në një raport të rregullt dhe i ka dhënë vlerën maksimale që është e lejuar.
Babai e ka blerë hyrjen në Fier dhe kur është lidhur kontrata te noteri është shkruar 38 m² katror nga 58 m² dhe nuk kisha dijeni dhe kur shkova për të bërë rifreskimin më thanë që e ke 38 m² , atje është bërë një lapsus nga 58 m² është bërë 38 m² dhe gjithashtu nuk kam marrë një topograf që ta masë dhe më thanë duhet blerë prapë.
Duhet ta provojë me ekspert të bëjë një kontroll dhe duhet bërë matje. Ti ke blerë 58m² por është shënuar 38m² dhe duhet te paguash te enti i banesave se shteti të ka prerë faturën vetëm për 38m² duhet të kishe bërë një matje dhe është e nevojshme të kryeni një kontratë tjetër.
Ka dal një mbivendosje në 2012 në Petrel, hipoteka më thotë që nuk ka instrumente matëse.
E lidhëm me hartografinë në hapje të emisionit, qytetari ka një mbivendosje të pronës dhe kam të njëjtën histori sepse dhe unë zotërojë një pronë timen dhe po pres të mbarojë azhurnimi. Nëse dëshironi qytetari mund të vijë dhe të konsultohemi dhe e këshilloj të bëjë durim.
Kam marrë lejen e legalizimit te njësia nr.6, te skica e Aluizmit kam një gabim në matje dhe se kam kapur në moment dhe kam më tepër se çkam aktualisht dhe një problem me hipotekën, ka disa vite që shkoj dhe them pse nuk më jepet hipoteka sepse kam bërë pagesën në vendet përkatëse e kam marr lejen 6 vjet , vkm
Pak konfuze, gabim në matje, bëj me faj institucionin , specialistët duhet të jenë të saktë dhe duhet të kryejnë edhe njëherë matjen dhe të bëjnë hartën e re me aq metra sa ka, i kanë dhënë lejen dhe nuk e prishin, duhet te shkoni pranë zyrës së legalizimit dhe tako Drejtorin Lame, i dyti për VKM dhe nëse i është miratuar VKM dhe ka bërë pagesën nuk duhet të ketë probleme, kemi shumë raste që ka VKM dhe nuk merr dot çertifikatën, hyjnë në problem pronarët e vjetër dhe të rinj.
* Për qytetarët që kanë probleme pronësie, drejtohuni pranë Studio Ligjore “Bylis”, përballë Hipotekës në Tiranë, Rruga “Panorama”. Kontaktoni edhe në numrin e celularit 0694093431
d.c./shqiptarja.com











