Pronat, KiE lumë kritikash Shqipërisë

Pronat, KiE lumë kritikash Shqipërisë
Gjykata e Strasburgut ka vendosur të operojë, këtej e tutje, me një procedurë “pilot” në rastet e shumta të paraqitura para saj për kompensimin e munguar të ish-pronarëve. Kjo do të sillte shkurtim të ndjeshëm të kohës për dosjet e mbetura, pasi, sipas ekspertëve ligjorë, vendimi do të merrej në formë krahasimore me çështje të ngjashme, të gjykuara më parë nga kjo Gjykatë.

Duke pasur parasysh se ekzistojnë aktualisht tetëdhjetë raste të pazgjidhura që presin gjykimin në Strasburg dhe se numri i ankesave të bazuara mund të rritet përsëri, Gjykata e çmon të nevojshme për të zbatuar procedurën e gjykimit pilot në këto raste, theksohet në vendimin e marrë dje. Gjykata vlerëson se Shqipëria duhet të marrë urgjentisht masa të përgjitshme për të garantuar në mënyrë efektive të drejtën e kompensimit për personat e interesuar. Nën kontrollin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Shqipëria është e lirë të zgjedhë mjetet për arritjen e këtij qëllimi, sugjeron ajo.
KRITIKAT
Gjykata, duke shfrytëzuar rastin konkret, që shqyrtonte këto ditë, ka lëshuar një lumë kritikash ndaj bllokimit qeveritar të zgjidhjes përfundimtare të problemit thelbësor të pronave në Shqipëri. Duke vërejtur se legjislacioni shqiptar për pronat është ndryshuar disa herë midis viteve 2004 dhe 2010, Gjykata konstaton se këto ndryshime të shpeshta kanë cenuar sigurinë juridike. Kështu, Shqipëria duhet të analizojë me kujdes të gjitha pasojat financiare e ligjore përpara së të ndërmarrë ndryshime të tjera, sugjeron Gjykata.
Sikurse qeveria shqiptare e ka pranuar në planin e veprimit që i ka paraqitur Komitetit të Ministrave si objektiv për të trajtuar problemet e identifikuara në gjykimet e mëparshme në lidhje me kompensimin e pronave të konfiskuara, autoriteteve u mungojnë informacione të sakta dhe të besueshme mbi numrin e përgjithshëm të vendimeve administrative, të miratuara që nga viti 1993, në njohje të të drejtave të pronësisë dhe dhënie të së drejtës së kompensimit. Hartimi i të dhënave të sakta për një gjë të tillë do të do t'u mundësonte autoriteteve të llogaritnin pasojat financiare të operacionit të përgjithshëm të kompensimit.
Përveç kësaj, skema e kompensimit dhe modalitetet e saj duhet të rishikohen në dritën e konstatimeve dhe vendimeve të Gjykatës. Gjykata u kërkon autoriteteve të përdorin me përparësi format e tjera të kompensimit, të parashikuara nga legjislacioni shqiptar që nga viti 2004, në vend të përdorimit vetëm të kompensimit financiar. Është e rëndësishme të caktohen afate realiste, ligjore dhe detyruese për çdo hap të procesit të kompensimit. Së fundi, duhet të vihen burime të mjaftueshme njerëzore e materiale në dispozicion të autoriteteve kompetente e të sigurohet koordinimi i duhur ndërmjet institucioneve të ndryshme publike të linjës.
DIFEKTET
Gjykata ka gjetur edhe më parë shkelje të Nenit 6 § 1 dhe nenit 1 të Protokollit nr.1 në raste të ngjashme në Shqipëri për vonesat në zbatimin e vendimeve administrative që lidhen me pronën. Ajo mendon se qeveria nuk ka reaguar në mënyrë të drejtë lidhur me situatën për të cilën ankohen qytetarët. Vendime përfundimtare dhe detyruese në favor të qytetarëve mbeten pa u zbatuar për periudha nga 15 deri në 17 vjet. Gjykata e Strasburgut konstaton se shkeljet kanë në origjinë një problem të përgjithshëm, që prek shumë njerëz dhe vëren me shqetësim se shkeljet kanë vijuar, ndonëse në gjykimet e mëparshme, më 2007, 2009 dhe 2011, ajo ka kërkuar nga Shqipëria që të merrte masa të përgjithshme për të zgjidhur këtë problem.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet 2025/ Begaj: I kënaqur që faktori politik u përfshi si drejtpërdrejtë, ashtu dhe tërthorazi! Kthejini zgjedhjet e pranverës së ardhshme në histori suksesi

Zgjedhjet 2025/ Begaj: I kënaqur që faktori politik u përfshi si drejtpërdrejtë, ashtu dhe tërthorazi! Kthejini zgjedhjet e pranverës së ardhshme në histori suksesi