Pronat, më 2013 skemë e re
kompensimi

Pronat, më 2013 skemë e re <br />kompensimi
TIRANE - Grupi Ndërinstitucional i Punës, i ngritur për zbatimin e strategjisë ndërsektoriale në fushën e të drejtave të pronësisë, shpalli prioritetet kryesore në hapat që do të ndiqen nga qeveria për këtë problem.

Nën drejtimin e zv/ministrit të Drejtësisë Ermal Dobi, u zhvillua mbledhja e parë e grupit të punës lidhur me ecurinë e zbatimit të strategjisë së pronës, si dhe masat strategjike. Strategjia e Pronës dhe Plani i Veprimit në zbatim të strategjisë, është miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave, në përputhje me një dokument të Këshillit të Evropës.

Zëvendësministri Dobi, me cilësinë e Kryetarit të Grupit Ndërinstitucional të Punës, tha se ky dokument synon të zgjidhë në praktikë çështje të pronës. Për zbatimin e Strategjisë në praktikë, janë ngritur tre struktura monitoruese, Grupi Ndërinstitucional i Punës i ngritur me urdhër të kryeministrit, Grupi Këshillimor i ngritur me urdhër të ministrit të Drejtësisë dhe Sekretariati Teknik nëpërmjet Drejtorisë së Koordinimit të Çështjeve të Pronësisë në Ministrinë e Drejtësisë.

Meri Papakostandini, drejtore e Koordinimit të Çështjeve të Pronësisë - strukturë e ngritur në janar 2012, si iniciativë e qeverisë dhe detyrim ligjor për reformat në fushën e të drejtave të pronësisë për qytetarët, që u është njohur kjo e drejtë me vendime gjyqësore apo administrative të formës së prerë - tha se qeveria shqiptare do të përmbushë pesë qëllimet strategjike në të drejtat e pronësisë.

Në to përfshihen përfundimin 100% i regjistrimit fillestar sistematik kombëtar brenda vitit 2013, krijimi i regjistrit elektronik publik të pasurive të paluajtshme; përfundimn 100% i proceseve të përkohshme të nivelit kombëtar nëpërmjet njohjes së pronësisë së subjekteve të shpronësuar, brenda vitit 2014; legalizimit të ndërtimeve informale brenda vitit 2013; lirimit të shtëpive të ish-pronarëve brenda vitit 2012; verifikimit të titujve të pronësisë për tokën bujqësore brenda vitit 2013.

Po kështu, përfshijnë krijimin e një skeme efektive unike kompensimi brenda vitit 2013 dhe fillimin e zbatimit të saj bazuar në fondin fizik dhe financiar, për subjektet e shpronësuara edhe nëpërmjet metodikës se re të vlerësimit të pronave të paluajtshme sipas vlerës së tregut dhe procesit të inventarizimit të pronave shtetërore, etj.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?