Ajo që vlen të theksohet për pasurinë e paluajtshme, që do të dëmshpërblehet, për familjen Delvina, është fakti se trualli ndodhet në territorin e Ambasadës Italiane në Tiranë, për të cilin organet gjyqësore shqiptare kishin vendosur kompensimin në favor të pronarëve. Por ky vendim nuk u ekzekutua kurrë, duke bërë që trashëgimtarët të çonin çështjen në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
Strasburgu
Trashëgimtarët Delvina e kanë paraqitur kërkesën e tyre për dëmshpërblim të truallit, që ndodhet në Ambasadën Italiane në Tiranë, në datën 23 nëntor 2006. Gjykatë Europiane e ka cilësuar të drejtë këtë kërkesë dhe e dha vendimin me datën 8 mars të vitit 2011. Ky vendim u zbardh i plotë në 8 qershor. Vendimi bazohet në nenin 41 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, trashëgimtarët Delvina kanë përfituar kompensimin për 1600 metër katrorë truall, e cila është në Ambasadën italiane.
Shkrimi u publikua sot (27.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)