Pronat në Vlorë, Braçe:
Garda mbron vilën e Berishës

Pronat në Vlorë, Braçe:<br />Garda mbron vilën e Berishës
TIRANE- Erion Braçe nënkryetari i grupit parlamentar PS deklaron se prapa konfliktit mes Gardës së Republikës dhe pronarëve të një pjese toke në zonën e Ujit të ftohtë në rezidencën qeveritare, është vila e kryeministrit Berisha.

Në profilin e tij në face book deputeti socialist deklaron se Garda po mbron vilën e Sali Berishës, për të cilën Brace denoncoi në Kuvend, në seancat e mëparshme, se do të mobilohej me 500 mijë dollarë.

““A e mbani mend vilën e famshme të Sali Berishës në Vlorë?!
E ka patur me heret Mehmet Shehu. Eshte ajo qer pershkrova kur u diskutua Buxheti, me sakte, Ligji qe tregon se si do perdoren 500 mije dollare per te mobiluar kete Vile. Ka dy dite qe pronaret legjitime, te njohur me vendim te Gjykates se Larte, po perleshen me Garden e Republikes qe mbron vilen e Sali Berishes!! Shkak: Po ju vjedhin pronen e ligjshme! Ja, ky vjedh edhe ditet e fundit te vitit?”- shkruan Brace në profilin e tij në facebook i cili shoqërohet dhe me komente të ndryshme të qytetarëve.

Konflikti mes efektivë të Gardës së Republikës me pronarët e një toke në Vlorë, në zonën e Ujit të Ftohtë, vazhdoi prej dy ditësh, dje e pardje. Garda nuk lejon punimet e mëtejshme të një ndërtese, të cilën sipas pronarëve është e ligjshme pasi kanë fituar me betejën ligjore në Gjykatën e Lartë.

I gjithë trualli i është kthyer me vendim gjykate në vitin 2008 pronarëve, të cilët kanë vendosur ndërtimin e pallatit pranë vilave qeveritare. Pronarët akuzojnë Gardën dhe Drejtorinë e Vilave se po shkel ligjin, pasi Gjykata e Lartë dhe Përmbarimi u ka dhënë atyre të drejtë. Nga ana tjetër Drejtoria e Vilave pretendon se ky territor është nën administrimin e rezidencave qeveritare kështu që Gjykata e Lartë nuk ka kompetenca mbi ta.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore