TIRANE - Ndonëse ka përfaqësuesin e vet ministër në Qeverinë Berisha, Partia Republikane (PR) ka bërë kritika të ashpra lidhur me zgjidhjen e parashikuar nga Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Drejtësisë mbi problemin e pronave në zonat rurale, aty ku shumë toka nuk janë ndarë sipas ligjit 7501 dhe nuk mund të hipotekohen.
Partia Republikane vlerëson se projektligji për pronat nuk i jep zgjidhje problemit, por e përkeqëson atë. Në një konferencë për shtyp, nënkryetari i PR, Alfred Deshati, theksoi se Qeveria me këtë ligj po u jep goditje pronarëve, pasi një vendim i tillë nuk mund të merret pa pyetur ata.
“Përfaqësuesi ynë në qeveri ka kërkuar që ligjet që janë në proces nuk mund të kalojnë pa marrë mendimin e pronarëve të ligjshëm, të cilët kanë mbetur skllevër vetëm për shkaqeve të koniunkturave politike. Komiteti i verifikimit të titujve të pronësisë me ligjin e vitit 2008 ka patur si detyrë që të verifikojë të gjitha paligjshmëritë për përfitim abuziv të tokës, sipas ligjit 7501 dhe vendimit të qeverisë për tokat e ish- fermave bujqësore, por deri më sot nuk është bërë asgjë. Çdo dhënie e titujve të pronësisë në kurriz të kthimit dhe kompensimit fizik të pronave tek pronari i ligjshëm, bie ndesh me kërkesat e ligjshme të pronarëve dhe rekomandimeve të vazhdueshme të Bashkimit Europian dhe si i tillë ky proces është i papranueshëm nga republikanët”, deklaroi Deshati.
Edhe më parë, Partia Republikane ka dalë në opinion si përfaqësuese e interesave të ish-pronarëve, por vitet e fundit nuk është angazhuar asnjëherë publikisht në këtë drejtim, me përjashtim të rasteve që ofrojnë fushatat elektorale.
(gk/im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com