TIRANE - Përmes një vendimi të publikuar në Fletoren Zyrtare, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar tarifat dysheme për dhënien me qira të ndërtesatave shtetërore. Sipas tabelave të reja, qiraja për një metër katror tokë shtetërorë në Tiranë do të kushtojë jo më pak se 300 lekë, ndërsa jashtë saj, jo më pak 150 lekë. Në qytetin e Beratit çmimi do të jetë 100 lekë për metër katror, ndërsa jashtë qytetit 50 lekë metri katror. Në qytetin e Durrësit çmimi minimal do të jetë 200 lekë për metër katror.

Ndërsa jashtë tij jo më pak se 150 lekë metri katror. Qiratë më të lira, sipas tabelës, vërehen në Kukës, ku çmimi minimal është 75 lekë për metër katror, ndërsa jashtë qytetit 50 lekë për metër katrorë.

Njeherësh Këshilli i Ministrave ka vendosur të jepen me qira edhe sipërfaqet në pronësi të ndërmarrjeve, por që nuk shfrytëzohen prej tyre. “Shtesa në kontratë ose kontrata e re, në rastet kur në administrim të shoqërive, ndërmarrjeve shtetërore apo institucioneve shtetërore kanë mbetur pasuri shtetërore truall, me sipërfaqe jo më shumë se 1 000 (një mijë) m2, që janë të pashfrytëzueshme për shkak se janë të rrethuara ose në kufi nga i njëjti pronar ose pronarë të tjerë dhe kur kjo sipërfaqe kërkohet të merret me qira nga i njëjti pronar”, përcakton Këshilli i Ministrave.
 
TABELA 
TARIFAT DYSHEME TË QIRASË MUJORE PËR NDËRTESAT SIPAS QARQEVE (lekë për metër katror)
1. Tiranë Në qytetin e Tiranës. 300
Jashtë qytetit të Tiranës. 150
2. Berat Në qytetin e Beratit. 100
Jashtë qytetit te Beratit 50
3. Dibër Në qytetin e Peshkopisë 75
Jashtë qytetit të Peshkopisë 50
4. Durrës Në qytetin e Durrësit 200
Jashtë qytetit të Durrësit 150
5. Elbasan Në qytetin e Elbasanit 150
Jashtë qytetit të Elbasanit 75
6. Fier Në qytetin e Fierit 150
Jashtë qytetit të Fierit 100
7. Gjirokastër Në qytetin e Gjirokastrës 75
Jashtë qytetit të Gjirokastrës 50
8. Korçë Në qytetin e Korçës 150
Jashtë qytetit të Korçës 75
9. Kukës Në qytetin e Kukësit 75
Jashtë qytetit të Kukësit 50
10. Lezhë Në qytetin e Lezhës 150
Jashtë qytetit të Lezhës 100
11. Shkodër Në qytetin e Shkodrës 150
Jashtë qytetit të Shkodrës 100
12. Vlorë Në qytetin e Vlorës 200
Jashtë qytetit të Vlorës 100

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)