Pronat, Strasburgu shtyn dosjet:
Qeveria 1 vit kohë për zgjidhjen 

Pronat, Strasburgu shtyn dosjet:<br />Qeveria 1 vit kohë për zgjidhjen 
TIRANE- Ministrat e KE kanë pranuar kërkesën e qeverisë shqiptare për të shtyrë dhe me një vit afatin e shqyrtimit të dosjeve të ish pronarëve që kanë mbërritur në gjykatën e të drejtave të njeriut. Ky është hapi i parë, ku shfaqet për tolerimin ndaj Shqipërisë, ndërsa brenda 10 ditëve dhe Gjykata e të drejtave të njeriut do të japë vendimin e saj.

Vendimi
Në njoftimin e dhënë nga KiE, përshëndetet plani i veprimit të qeverisë shqiptare. Po ashtu kërkohet që autoritetet shqiptare të vijojnë të informojnë mbi hapat që do të hidhen përsa i përket pronave. “Përshëndesim miratimin zyrtar të Këshillit të Ministrave të planit të veprimit për krijimin e një mekanizmi efektiv të kompensimit, duke e bërë planin e veprimit të detyrueshme për shtetin shqiptar, dhe vëmë në dukje me kënaqësi se masat e parapara janë duke u miratuar në përputhje me dispozitat të cilat në Plani”, thuhet në deklaratën e dhënë pas përfundimit të mbledhjes së ministrave të KiE.

Ndërsa kërkohet që të bëhen hapat e duhur për gjetjen e një afati sa më të shpejtë për zgjidhjen e kthimit dhe kompensimit. “Në kuadrin e afatit të përgjithshëm të paraparë për zbatimin e këtij mekanizmi, inkurajuar fuqimisht autoritetet të intensifikojnë përpjekjet e tyre me qëllim të reduktimin këtë kornizë kohore sa më shumë të jetë e mundur”, shtohet në vendim, ndërsa kërkohet që autoritetet të vazhdojnë të mbajnë të informuar rregullisht Komisionin mbi progresin e arritur në zbatimin e planit të veprimit.

Rama: Të nxitojmë! E shpëtuam vendin nga gropa e paraardhësve të papërgjegjshëm
Kryeministri Edi Rama reagoi përmes një postimi në rrjetin social Facebook në lidhje me vendimin e marrë nga Këshilli i Europës për të mos shqyrtuar për 1 vit dosjet në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Ai e vlerëson këtë vendim si një lajm të shumëpritur dhe shpëtim, nga aji që Rama e quan “gropa e lënë nga papërrgjegjshmëria e paraardhësve”.

Lajm i shumëpritur nga Këshilli i Europës për pronat! E shpëtuam vendin nga gropa që na la papërgjegjshmëria e paraardhësve. Tani të nxitojmë”,shkruan Rama në statusin e tij në rrjetin social.

Qeveria
Qeveria shqiptare ka parashikuar që në fund të vitit 2015 të ketë të qartë situatën mbi pronësinë. Por kjo nuk do të thotë që në këtë afat gjithçka do të jetë e zgjidhur. Por se në propozimet e bëra do të nisë një proces real i kthimit dhe kompensimit të ish pronarëve. Tashmë qeveria ka nisur një projekt për dixhitalizimin e dosjeve që janë në AKKP, për të arritur kështu në një konkluzion përfundimtar. Dixhitalizimi i të dhënave do të evidentojë se sa është realisht sipërfaqa e pakthyer dhe sa do të jetë kosto e saj.

“Për këtë qëllim, autoritetet janë caktuar të përfundojnë, deri në fund të vitit 2016, regjistrimin fillestar të pronave për pjesën e mbetur të zonave kadastrale të paregjistruara. Deri tani ka përfunduar regjistrimi i 2,584 nga një numër total prej 3,057 zonash kadastrale”. Ndërkohë që brenda pak muajsh do të jepet dhe fondi nga BE për realizimin e projektit.

hapat

Hartë e re çmimet për çdo zonë
Brenda pak muajsh qeveria shqiptare do të paraqesë hartën e re të çmimit të tokave në vend. Në parashikimin e bërë në planin e veprimit të dorëzuar në KiE thuhet se brenda vitit 2014 do të jetë gati harta e re e çmimeve. “Përpunimi i hartës së vlerës së tokës për vitin 2014, në mënyrë që të reflektojë vlerën aktuale të tregut të pronave. Përpunohen të gjitha të dhënat për transaksionet e regjistruara në ZRPP me qëllim përgatitjen e vlerës së tokës për çdo zonë kadastrale”, thuhet në vendimin e qeverisë. Ndërsa më tej parashikohet dhe një metodologji e re për kompensimin dhe kthimin e tokave, sidomos pasi të realizohet inventarizimi i pronave të disponueshme për kompensim në natyrë
 
Ndryshon ligji dhe struktura e AKKP
Qeveria parashikon të ndryshojë ligjin e kompensimit të pronave si dhe strukturën e Agjencisë së kthimit dhe kompensimit të pronave. Në planin që i është paraqitur KiE parashikohet që ndryshimi i ligjeve të përfundojë brenda vitit 2015. Vetë AKKP-ja do të shndërrohet në Agjenci të Fondit të Tokës dhe do të menaxhojë fondin e tokës që do të shërbejë për kompensim. Ndërsa ministria e drejtësisë do të jetë struktura që do të monitorojë procesin. Nga ana tjetër të gjitha ministritë që kanë sipërfaqe në pronësi do të duhet të raportojnë situatën, për të kaluar më pas në një llogaritje të fondit financiar që do të akordohet në
vite prej qeverisë.

Task forcë për tokën dhe pronat
“Tokën dhe Pronat” kështu është titulluar task forca që do të verifikojë të dhënat konkrete për zgjidhjen e çështjes së kthimit dhe të kompensimit. Task forca do të funksionojë pranë kryeministrit. Ndërsa bëhet e ditur se plani i veprimit grupi i punës është asistuar nga Departamenti i Ekzekutimit të Vendimeve të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, të Këshillit të Europës. Ndaj dhe mendohet se dhe pas kësaj shtyrjes së afatit të shqyrtimit të dosjeve të mbetura në Strasburg, nuk do të ketë një tendencë ankimimesh. Por do të monitorohet zbatimi në terren i kthimit dhe i kompensimit.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 7 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç