Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky heq dorë nga territoret e pushtuara nga Rusia në këmbim të anëtarësimit në Nato. Presidenti Zelensky ka dhënë publikisht dakordësinë për një skenar që mund të cojë drejt fundit luftën në Ukrainë.
Në një intervistë për Sky News ai ka thënë se ofrimi i anëtarësimit në NATO të Ukrainës, ndërkohë që lejon Rusinë të mbajë territorin e saj të kapur për momentin, mund të jetë një zgjidhje për t'i dhënë fund "fazës së nxehtë" të luftës.
Aktualisht zonat e sulmuara nga Rusia dhe të cilësuara si të pushtuara janë Donetsk, Luhansk, Krimea, Mikolaiv dhe zonat te tjera pranë.