TIRANE, 24 Prill/ATSH/-Në kuadër të ditës botërore të pronësisë intelektuale, Zyra Shqiptare për të Drejtën e Autorit ka organizuar një konkurs me studentët e Institucioneve të Arsimit të Lartë në vend, për të testuar njohuritë e tyre mbi të drejtën e autorit me tematikë "Pirateria dëmton - Të respektojmë të Drejtat e Autorit në Republikën e Shqipërisë".
Konkursi u mbështet nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës dhe morën pjesë përfaqësues të Universiteteve në të gjithë vendin, fitues rezultoi Universiteti Bujqësor i Tiranës.
Një nisëm e tillë u mbështet edhe nga zv/ministri i Arsimit dhe Sportit, Arbjan Mazniku, sipas së cilit konkurse të tilla janë të nevojshme për të testuar njohuritë e të rinjve e më pas sensibilizimin e tyre.
Për Rektorin e Universitetit të Arteve, Shqipëria ka njohur përmirësime në fushën e respektimit të të drejtave të autorit, e megjithatë sipas tij ka ende punë për të bërë.
/a.g/











