TIRANË - Një ditë pas vendimit për shkarkimin e dy drejtuesve të shkollës ‘Dhora Leka’ në Tiranë, Drejtoreshes, nëndrejtoreshes dhe dy pastrueseve, është shkarkuar nga detyra edhe mesuesi Kristaq Viso, duke shkuar ne 5 numri i te shkarkuarve.
Lajmi konfirmohet nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, sipas së cilës mësuesi në fjalë akuzohet për ‘thyerje të kodit të etikës’ dhe ‘propagandim të imazhit të tij nëpërmjet nxënësve’.
Sipas burimeve nga ministria, shkak për këtë është bërë kjo bluzë (qe shihet ne foto) e cila ka të stampuar imazhin e mësuesit, ndërsa pas saj qëndron logoja e Partisë Demokratike. Ka qenë vetë mësuesi që ka shpërndarë këtë bluzë si uniformë për nxënësit e shkollës gjatë kohës kur ai ishte kandidat i Aleancës për Rilindje Demokratike, fakt i denoncuar një ditë më parë nga nëndrejtoresha e shkollës në A1 Report.
Viso nga ana e tij pat deklaruar se ishte nje nga mesuesit qe kishte denoncuar ne portalin stopkorrupsionit.al Drejtoreshen dhe Nendrejtoreshen, qe gjithashtu u shkarkuan nga Ministria. Por nuk dihet nese ne te vertete Viso ka qene mes mesuesve denoncues apo e ka perdorur kete per te shpetuar edhe ai nga ndeshkimi per perdorim te nxenesve per fushate partiake. "5 denoncuesit ne portal jane anonime dhe do te mbeten anonime te gjithe ata qe ne vazhdimesi do te denoncojne korrupsionin ne portalin online te vene ne dispozicion", sqarojne burimet e MAS per A1Report.

(Në Foto: Mësuesi Kristaq Viso me nxënësit me bluzë me imazhin e tij dhe logon e Aleancës për Rilindje Demokratike)

Redaksia Online
(a.h/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com