Propozim i pazakontë për martesë në ’Pa Gjurmë’! U dhunua nga bashkëshorti dhe humbi të bijën, një ish-punonjëse seksi surprizohet live nga ish-klienti

Një propozim i pazakontë ndodhi pasditen e kësaj të mërkure në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV, ku një ish-punonjëse seksi u surprizua live nga ish-klienti i saj. Olsi, 24-vjeçari me të cilin bashkëjeton sot Teuta 26-vjeçare, mbërriti në studio dhe e propozoi për martesë. Jo pak emocione dhe lot gëzimi dhuroi ky çast në studio, kur të dy u pushtuan në përqafime. Historia e Teutës ngjan me atë të 'Pretty Woman'. Ajo është nënë e dy fëmijëve, ndërsa rrëfeu një histori tronditëse, sesi gjeti dashurinë e jetës, pasi përfundoi trotuareve nga dhuna barbare e ish-bashkëshortit. 
Odeta Dume: Sot me kë jeton?
Ish-Punonjësja e seksit: Me djalin që jam dashuruar
Odeta Dume: Ai e di historinë tuaj, që keni edhe vajzë?
Ish-Punonjësja e seksit: Ka qene klienti im, ai me largoi nga kjo rrugë dhe më ka ndihmuar shumë
Odeta Dume: Të ka propozuar për martesë?
Ish-Punonjësja e seksit: Jo akoma…se di pse! Unë e dua shumë…

Ishte ky momenti, që u shfrytëzua nga Olsi, i cili pasi hyri papritur në studio me një unazë në dorë iu drejtua me fjalë zemre gruas që dashuron.

Olsi: Mos qaj, më ke mua
Teuta: Uaaa...nuk e besoj që je këtu

Ai u ul në gjunjë dhe nxori unazën, ndërsa për 26-vjeçaren ky moment si nëpër filma, do dukej thuajse i pabesueshëm.
Olsi: Do të martohesh me mua?
Teuta: Po dhe vetëm po

Ishte ky çasti më i paharrueshëm për Teutën, e cila mori edhe një buqetë me lule në emër të dashurisë, nga njeriu tek i cili ka gjetur mbështetjen më të madhe. Ajo erdhi në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’, për të bijën të cilën prej kohësh nuk e takon dot, që ditën kur u largua prej dhunës shtatzënë me fëmijën e dytë. E penduar për atë që ka kaluar në të shkuarën, mes momenteve të gëzimit nga surpriza që iu bë, 26-vjeçarja ka një mesazh edhe për vajzën 3-vjeçare.

‘Pasi u dhunova për të disatën herë vendosa të ikja, nuk i harroja sytë e time bije në lot. Nuk e mora dot se nuk e dija ku do të shkoja. Isha në muajin e 8-të të shtatzënisë kur pas lindjes së djalit u detyrova të dilja trotuareve për të gjetur klientë. Ata vinin në shtëpi, kur djali i vogël flinte gjumë. Ka kaluar kohë e gjatë, që nuk e kam parë vajzën dhe më mungon shumë. Më ka marrë malli, por ai nuk ma lë as ta shikoj dhe as të flas me të. Bija ime të dua shumë’, -përloti 26-vjeçarja.

O.D./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve