Propozimet e Beqajt, Shehi: Tallje e Ramës! Anuloni koncesionet, mos kërkoni qindarka në rroga e pensione

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehiu tha se propozimet e Ilir Beqaj për ulje të rrogave dhe pensioneve suplementare në fakt nuk janë fare propozime te tij por një tallje që kryeministri Rama bën me shqiptarët që në fund të dalë heroi që shpëtoi popullin nga ulja e rrogave dhe pensioneve.

Shehi hodhi akuza ndaj Beqaj se deri dje shkatërroi shëndetësinë me koncesione e sot kërkon qindarka nga rrogat dhe pensionet.

"Ky është një teatër e Edi Ramës nuk është sa e Beqajt. Ai është një vegël qorre. Ky njeriu që ka dhënë koncesionet e shëndetësisë dhe shkatërroi atë,  sot del dhe na përkon qindarka nga pensionet suplementare. Kjo është një lojë e Edi Ramës që të dalë në gazeta e të tallet se ai shpëtoi popullin nga ulja e rrogave dhe pensionet. Fatkeqësisht kemi arritur në këtë nivel qeverisje. Si rrogat dhe pensionet janë qesharake çfarë do i ulin me. Mjafton të heqin një koncesion dhe s'ka nevoje për qindarkat. Kush nuk e kupton këtë tallje është budalla", tha Shehi.


Lajmi kryesor:

Shehi për 'Report Tv': Koalicioni po ecën mirë! Rama-Meta zigzage, por s'shoh 'prill të dytë'


I.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI