Propozimet ja çfarë do të ndryshojë

Propozimet ja çfarë do të ndryshojë
Përafrim i gjuhës së folur me atë të shkruar. Kjo duket se është nevoja e re e kohës, që synon ta afrojë gjuhën e folur me standardin. Sipas profesorit Shezai Rrokaj, rastet konkrete kur mund të ndërhyhet për t'i ndryshuar edhe në standard janë të shumta. Ata lidhen kryesisht me a-në hundore, me përdorimin e zanores ë, me ndarjen me vizë në mes të fjalëve të përbëra, por edhe në emërtimet akademike, fetare apo edhe politike.

Ndryshimet
Rrokaj shpjegon se edhe gjatë Kongresit të Drejtshkrimit për disa çështje nuk u gjetën zgjidhje përfundimtare, prandaj në drejtshkrim dilnin si njësi dysore ose dublete, të cilat duhej të zhvilloheshin normalisht në një periudhë kohore dhe për të parë se cilat forma kishin marrë përhapje më të gjerë dhe do të meritonin të bëheshin normative. Kështu mund të thuhet për shumësin e disa emrave, që dalin në dy forma të ndryshme p.sh. nipa/nipër; princ/princa/princër; teatër/teatra/teatro; çakall/çakej/çakaj; hamall/hamej/hamaj; xham/xhama/xhame, çengel/çengelë/çengela; grusht/grushta/grushte; pus/pusa/puse etj.

Besoj se është rasti për të mbajtur një qëndrim normativ ndaj këtyre formave të shumësit. "Meqenëse nuk po sjellin ndonjë nuancë të re kuptimore, lënia e mëtejme e këtyre dysorëve në normën e gjuhës standarde shqipe duket e panevojshme", - thotë Rrokaj.

Sipas tij edhe për toponimin gegëni (gegnisht), është i panevojshëm normativizimi rotacizues me gegëri (gegërisht). "Edhe një numër i konsiderueshëm toponimesh si Shkambi i Kavajës që ndodhet në jug të qytetit të Durrësit dhe disa të tjerë, që ndodhen në pjesën veriore të Shqipërisë, si: Shkambi i Korabit në Tiranë, Maja e Shkambit në Pukë, Shkambi i Përlagës në Malësinë e Madhe etj., janë krijuar historikisht me zanoren a hundore dhe nuk kanë një ë të theksuar, siç del në gjuhën standarde shqipe", - thotë Rrokaj. Tek emrat e tipit gashedhës, meshollë, etj. është ndjekur praktika e drejtshkrimit të anglishtes, mirëpo shkrimi i njëllojtë mund të lexohet në dy mënyra dhe shqiptarët do të duhet ta dinë se fjala gazhedhës lexohet me dy tinguj të ndryshëm (z-h) dhe jo me një tingull të vetëm të tipit zh. Prandaj për shkrimin e fjalëve gazhedhës, meshollë, mund të përdoret apostrofi (gaz'hedhës, mes'hollë, etj.).

Për drejtshkrimin e disa emrave sllave me -l apo me -ll në drejtshkrim thuhet se emrat sllavë të shkruhen me -l pavarësisht se shqiptohen -l apo me -ll si: Milan dhe -ll Millan. Edhe ky rast mund të shihet për arsye se duhet zbatuar parimi fonetik dhe se shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve administrativë të Shqipërisë, i shqiptojnë me -ll toponime si: Tuzla, Banja Luka, etj.

Zanorja ë
"Zanorja ë e patheksuar paraqet probleme në drejtshkrimin e shqipes sepse ka funksione të ndryshme fonetike e morfologjike. Herë zbatohet parimi fonetik dhe herë parimi morfologjik. Jemi të mendimit se në funksione të caktuara ë-ja mund të vendoset në shkrim, por mund të hiqet aty ku nuk është e nevojshme, nëse është në interes të qartësimit të rregullës drejtshkrimore ose të njësimit të saj", - shpjegon Rrokaj. Sipas tij, në fjalët e prejardhura të formuara nga një temë që mbaron me zanoren ë dhe me prapashtesat -tar, -tor, -to, -ro, -so, -zo, -si, -esë, -ak, -o të shikohet mundësia e mospërdorimit të zanores ë-së:

Ashtu si fjalët e tipit amtar, atdhe, besnik, fillestar, floktar, furrtar, kishtar, lojtar, meshtar, nevojtar, pishtar, harrestar, mungestar, ngatrrestar, pendestar, shpërblestar, vonestar, muziktar, rojtar, zyrtar etj., që aktualisht shkruhen pa ë-në e temës, edhe në fjalë identike me ë-në fundore, të formuara nga prapashtesa që fillojnë me bashkëtingëllore si: anëtar, besëtar, bukëtar, fushëtar, armëtar, brumëtar, gjëmëtar, ndihmëtar, nismëtar, pemëtar, zhurmëtar, çmesëtar, fshesëtar, jetesëtar, mblesëtar, shpresëtar, lëmoshëtar, vjershëtar, gojëtar, kosëtar, lugëtar, pjesëtar, sharrëtar, derëtar, rrogëtar etj., mund të shkruhen pa ë.

Mund të shkruhen pa ë mbështetëse edhe disa fjalë, të cilat e kanë temën që mbaron në bashkëtingëllore dhe marrin aktualisht një ë mbështetëse si: lajmëtar, harkëtar, vargëtar; bujqësi, djallëzi, krejtësisht, lavdëroj, plehëroj, shfrytëzoj, shtetëror etj, sikundër aktualisht bie zanorja ë mbështetëse me prapashtesën e tipit -tar te fjalë si: shkaktar, mjektar, bajraktar, pylltar, shqiptar, harkmbajtës,

shkrimi u publikua në gazetën Shqiptarja.com, datë 14 nënto
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi