TIRANE - Kontrolli i Shtetit duhet t'i raportojë edhe kreut të opozitës politike lidhur me abuzimet, vjedhjet apo shpërdorimet e pronës publike, të konstatuar gjatë veprimtarisë së ekspertëve të tij. Ky dhe shumë ndryshime të tjera përfshihen në paketën e propozuar në formë drafti nga KLSH dhe kreu i tij Bujar Leskaj. Lidhur me këtë nismë, Kontrolli i Lartë i Shtetit më datat 5, 6 dhe 7 nëntor organizoi një seri tryezash pune me ekspertë ligjorë, juristë, dhe pedagogë të Fakultetit të Drejtësisë; me kontabilistë dhe akademikë nga fusha e financave publike dhe ekspertë të njohur të auditimit; me gazetarë e drejtues të medias; si dhe me përfaqësues nga shoqëria civile dhe OJF-të, për të diskutuar dhe paraqitur mendimet e tyre në lidhje me draft-amendimet e përgatitura nga K.L.SH për ligjin organik nr. 8270 dt. 23.12.1997. Ky ligj rregullon funksionimin e këtij institucioni, të domosdoshëm për funksionimin e shtetit ligjor.
Në këto tryeza, për të ndihmuar me asistencë teknike dhe ligjore KLSH-në, mori pjesë edhe drejtori i Departamentit të Kontrollit të Brendshëm Publik Financiar në Drejtorinë e Përgjithme të Buxhetit (DG-Budget) të Komisionit Evropian, Robert Gielisse.
Çështjet e trajtuara në këto amendime u konsideruan nga ana e pjesëmarrësve si shumë të rëndësishme për forcimin e mëtejshëm të pavarësisë së institucionit dhe modernizimin e tij në përputhje me kërkesat e standardet e vendeve të zhvilluara.
Ndër çështjet më të diskutuara ishin ato që kishin të bënin me fushën e veprimtarisë audituese të KLSH-së, pavarësinë e tij ekonomike, të drejtat e tij për akses të pakufizuar në dokumentacionin e subjekteve të audituara, publikimi i raporteve të auditimit dhe transparenca me publikun, bashkëpunimi me auditin e brendshëm, e drejta për marrë ekspertë të jashtëm vendas apo të huaj, si dhe çertifikimi i audituesve të KLSH-së dhe statusi i tyre juridik.
Këto amendime parashikohet të rregullojnë në mënyrë përfundimtare pavarësinë e plotë institucionale të KLSH-së, duke parashikuar njëkohësisht një konceptim modern të të drejtave dhe detyrave të tij në përputhje me standardet e Organizatës së Auditorëve Publikë INTOSAI, rritjen e nivelit të zbatimit të rekomandimeve të tij dhe rritjen e kapaciteteve administrative, çertifikimin e audituesve, saktësimin e të drejtës së KLSH-së për të audituar programet e zhvilluara me fondet e akorduara nga BE për Shqipërinë, dhe të së drejtës për të çertifikuar llogaritë financiare, etj.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com