Partia Demokratike ka bërë publike më në fund me sinqeritet, shqetësimin e saj kryesor për reformën, që është shmangia e ndërkombëtarëve nga procesi i kontrollit dhe seleksionimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Propozimi i fundit zyrtar i Partisë Demokratike, është një vendim politik “në emër të sovranitetit”, për të mos lejuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian të jenë prezent në procesin e seleksionimit të tyre. Projekti aktual i reformës për drejtësi, parasheh që Komisioni i Përzgjedhjes së Gjyqtarëve dhe prokurorëve, në atë që quhet procesi i “Vetingut”, të ketë një prezencë ndërkombëtare, dhe një proces paraprak të testimit, për integritetin, edukimin dhe testin e së vërtetës, dhe më pas kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorët që e kalojnë atë, të dalin para Komisionit, dhe të përzgjidhen.
Propozimi i Lulzim Bashës, shmang tërësisht procesin paraprak të drejtuar nga ndërkombëtarët, që teston kandidatët për korrupsion, për raportin me të vërtetën dhe për edukimin e tyre në shkollë, duke ja lënë në dorë Komisionin e Përzgjedhjes, një Komisioni parlamentar të përbërë 50 për qind nga shumica dhe 50 për qind nga opozita.
Ky është një hap më regresiv se vendet e rezervuara, pasi nëse tek vendet e rezervuara, parashikohej që gjyqtarët t’i zgjedhë PD me PS dhe LSI, por pasi të kenë kaluar procesin e verifikimit dhe nga ndërkombëtarët, ky propozim e shmang tërësisht atë, dhe e lë në dorë të vendimit politik të PD, PS dhe LSI, se kush do jenë 12 anëtarët që pastaj do përzgjedhin kandidatët. Pra, në vend të një komisioni të pastër që do filtronte llumin, do të kemi një llum në komision, që do filtrojë të pastërtit. Pra, propozimi pasqyron krizën reale që ka Partia Demokratike, dhe që ka të bëjë me faktin se ajo kërkon të ketë të drejtën e vetos për të mos u prekur njerëzit e saj në drejtësi dhe për të mbajtur monopolin politik mbi drejtësinë.
Beteja e PD për të mos lejuar ndërkombëtarët në proces, i heq tërësisht besueshmërinë procesit dhe e kthen atë në një regres edhe më të madh për drejtësinë shqiptare, seç është tani. Ana pozitive e propozimit, është sinqeriteti i PD, që deri tani luftën nuk e ka pasur se mos Partia Socialiste, apo LSI kontrollonte procesin, por kundër SHBA dhe BE, që janë prezente në këtë proces. Siç është bërë e ditur në rrugë informale, Bashkimi Europian ka ngarkuar Reinard Pribe, ish zyrtarin e lartë të Bashkimit Europian, të drejtojë procesin e Vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë që do preken nga reforma, duke zyrtarizuar në një farë mënyre, përfshirjen e Perëndimit në këtë proces.
Propozimi i sotëm i Partisë Demokratike është një vendim zyrtar për të mbajtur larg Perëndimin nga ky proces, duke dëshmuar kështu dhe shqetësimin kryesor që ata kanë nga reforma. Ky, përveçse është një propozim i papranueshëm, është dhe fyes dhe i rrezikshëm për Shqipërinë, pasi demonstron një qëndrim zyrtar armiqësor ndaj Perëndimit dhe një arrogancë të frikshme për të sakrifikuar Shqipërinë, në emër të ruajtjes së pushtetit të korrupsionit në drejtësi. Biles, kjo do të kthejë në viktima dhe deputetët e PD që po kontaktojnë me ambasadorin Lu apo zyrtarë perëndimorë për këtë çështje, pasi ata deputetë po shikohen si “spiunë” të SHBA në PD, dhe do të përjashtohen nga listat vitin që vjen. Edhe pse ata nuk i kanë dhënë garanci ambasadorit se do të votojnë reformën, ata janë viktimat e para të reformës në drejtësi brenda PD. Vendimi është dhe një tallje me Perëndimin, pasi dy misionet e këshillimit ligjor, ai i BE, Euralius dhe i SHBA, OPDATE, kanë qenë të angazhuar qysh në fillim në hartimin e reformës, dhe janë të përfshirë në çdo hallkë të saj, që nga nisja, formulimi, retushimi, negociatat, e deri tek hartimi i draftit final.
Të dalësh tani në fund e t’u thuash, “ ikni se këtë punë do ta ndajmë me pazar 6 me 6 pa nevojën tuaj”, dhe ta kesh këtë si propzoim final, do të thotë se ky ka qenë qysh në fillim shkaku i refuzimit të përfshirjes në këtë proces dhe refuzimi i tij i përditshëm, me lloj lloj sebepesh. Tani që janë para faktit të kryer, nëse duhet të votojnë apo jo, ata po thonë të vëretën e makthit që kanë për refromën: Nuk duan të dorëzojnë fatin e tyre në duart e ndërkombëtarve, në emër të “sovranitetit”. Vetëm se në këtë rast sovranin e kanë kundër dhe nuk po e bëjnë për të mirën e Shqipërisë, por për të zezën e saj.
/Shqiptarja.com