Kryetarët e bashkive të zgjidhen nga këshilltarët? Eksperti Haxhimali për Report Tv: Pozitive

Një propozim i ardhur nga tryezat e diskutimeve për reformën zgjedhore propozon që kryetarët e bashkive të mos zgjidhem më drejtpërdrejt nga populli, por të zgjidhen nga Këshilli Bashkiak. Kjo formulë përqafohet nga ekspertët, por politika duket se do t’i rrijë larg.  Eksperti i çështjeve vendore, Agron Haxhimali tregon përparësitë e kësaj formule.

“Në sistemin mazhoritar që kemi aktualisht tregon që kemi një kryetar të fuqishëm, konsiderohet pozitiv për vetë kryetarin, por nëse i rikthehemi modelit tjetër që të zgjidhet nga lista apo radhët e këshilltarëve, bën një këshill të fuqishëm, e bën kryetarin më të ndjeshëm ndaj cdo këshilltari dhe më të thyeshëm” tha ai.

Por cilat janë vendet që e përdorin këtë formulë? ‘Vjena, e zgjedh kryetarin e nga lista e këshilltarëve, në Danimarkë nga lista, në Suedi, por edhe në Çeki është zgjedhur nga lista e këshilltarëve. Edhe vetë politikanët do të kërkojnë një të zgjedhur vendor, jo shumë rival të politikës qendrore, mund ta kërkojnë edhe më vurnerabël’.

Kundër-argumenti i kësaj teze, është se qytetarëve ju hiqet një formë e ushtrimit të demokracisë drejtpërdrejt.  ‘Unë nuk mendoj që rrezikohet demokracia, pasi për derisa nuk rrezikohet në Danimarkë, Austri, Gjermani, Çeki apo vende të tjerë, nuk mendoj që do të na rrezikohet ne në Shqipëri’.

Report TV u interesua pranë dy partive politike përcaktuese me votat në parlament, të cilat edhe pse jo zyrtarisht, thanë se kjo formulë nuk duhet pranuar, pasi i hiqet votuesit një e drejtë e rëndësishme nga më direket që shqiptarët kanë në sistemin zgjedhor.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!