TIRANE-Anëtarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Suela Musta u shpreh për Report Tv se pas paketës që propozoi, bordi i AMA-s shprehu vullnetin pozitiv për mbështetjen e medias në këtë kohë të vështirë si pasojë e koronavirusit. Musta tha paketa nuk duhet që të mbështesë platformat dixhitale, pasi ato paguhen nga qytetarët, por pjesën tjetër. Paraditen e sotme Musta propozoi planin prej 7 pikash, që t'u vijë në ndihmë mediave audiovizive si dhe portaleve online, të cilat janë prekur ekonomikisht në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë nga koronavirusi.
Prononcimi i plotë për Report Tv i Suela Mustës
Ne kishim një mbledhje online të bordit ku ndër të tjera miratuam rendin e ditës, që ishte brenda axhendës dhe unë propozova këtë draft masash, që mund të lehtësojnë gjendjen e vështirë financiare që ka kapur median. Media mbahet mbi paranë, reklamat që janë burimet kryesore të financimit.
Por biznesi është bllokuar dhe një pjesë janë në prag falimentimi dhe media është projektim i kësaj krize. Drafti i propozuar ka të bëjë me një rishikim të tarifës së përvitshme të licencës. Ne duhet të sqarojmë një gjë shumë thelbësore. Ne duhet të kemi parasysh që krahas medieve lokale apo kombëtare bëhet fjalë edhe për platforma dixhitale që paguhen nga qytetarët, dhe që nuk mund të trajtohen njëlloj me televizionet e tjera, si ju dhe të tjerët.
Të gjitha duhet të subvencionohen?
Një nga propozimet që kishte të bënte me propozimet nga të gjithë pronarët e medieve dhe të paraqiten sa më parë dhe të shtrohet kjo paketë diskutimesh kjo analizë, pasi unë nuk jam eksperte. Megjithatë kjo i përket palëve të interesuara, TV-ve që duhet të sjellin propozimet. Ekzekutivi mund të ngrejë mënyrë dhe propozime si qeveria të subvencionojë televizionet për pagat e gazetarëve dhe stafeve.
A e keni mbështetjen?
I gjithë bordi shprehu vullnetin pozitiv për mbështetjen në këtë situatë të rëndë, por detajet do të mbeten në ditët në vijim dhe do të diskutohen.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3123
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Operacioni kundër kriptovalutave, gjykata lë në burg kryefinancierin e televizionit të Familjes Berisha dhe 11 të arrestuar, 6 'detyrim me paraqitje' 2 'arrest shtëpie'
21 Nëntor, 10:56
-
Policia arreston kryefinancierin e televizionit të Familjes Berisha si pjesë e bandës së kriptovalutave! Paguan rrogat cash të gazetarëve te ‘Syri’ me zarfe pa i deklaruar (DOSJE)
18 Nëntor, 17:12
-
Qindra portale 'fantazmë' në Shqipëri, Braçe: Dezinformojnë! Duhet një regjistër me çdo të dhënë të tyre
6 Nëntor, 15:29
-
Dezinformimi/ Zake: Ka pronarë që ndikojnë në media e portale, shmangin dhe taksat! Koçi: Kemi referuar edhe raste të mediave! Braçe: Ulni fluksin e parasë informale në media
23 Tetor, 14:37
-
Mark Marku në krye të dialogut të qeverisë me median: E pranova se ma kërkoi BE! Procesi do jetë i vështirë, pas një viti çojmë pr.ligjin në parlament
23 Tetor, 10:46
-
Gazetarët investigativë nga Shqipëria dhe Maqedonia po hetojnë së bashku për herë të parë krimin ndërkufitar dhe korrupsionin
9 Tetor, 12:02
-
Belo i papunë në SHBA, foto me Donald Trump: Zero lekë! Kokalari e nxjerr blof: Kushton 25 mijë dollarë, dikush ka paguar (FOTOT)
4 Tetor, 10:09
-
Andi Bushati mbrojti Berishën që dikur e akuzonte si ‘puçist’, Anila Hoxha i replikon me ironi: Ne, banda e gazetarëve snajperistë të SPAK-ut!
20 Shtator, 18:01
-
Carlo Bollino ironizon familjen Berisha: Përpara më etiketonin si ''fashisto-komunist'', tani jam ''peng'' por njëkohësisht edhe ''anëtar'' i SPAK!! Ata janë komplet në panik, i mirëkuptoj
20 Shtator, 12:27
-
Carlo Bollino: Berisha nuk meriton të fitojë zgjedhje jo vetëm se është i korruptuar, por mbi të gjitha se ka mbetur një diktator!
19 Shtator, 16:56
-
Shoqatat e medias dënojnë sulmet e Berishës ndaj gazetarëve: Intimidim dhe shantazh, e papranueshme
19 Shtator, 12:10
-
Lufta, ndryshimet klimatike dhe emigracioni, në FOTO! Shkrepjet nga gjithë globi, në sheshin “Skënderbej”
11 Shtator, 16:22
Bravo
Përgjigju