TIRANE- Tarifat e studimit nga viti i ardhshëm pritet të rriten me 10%. Burime zyrtare nga qeveria dhe nga Universiteti i Tiranës konfirmojnë se do të ketë një ndryshim të tarifave për vitin akademik 2015-2016.

Nga ana e saj Ministria e Arsimit thotë se të drejtën për të vendosur tarifat me draftin e ri për asrimin e lartë, ja ka kaluar universiteteve. Zyrtarisht MAS thekson se do të vendosë vetëm tarifat tavan, ndërsa për tarifën e studimit sipas programeve do ta vendosin universitetet.