Irene Pivetti, ish-kreu i Parlamentit italian, është një emër i njohur edhe për shqiptarët, e cila do të mbahet mend në 1997 me deklaratat e saj mbi emigrantët shqiptarë.
“Klandestinët shqiptarë duhet të hidhen sërish në det. Dhe po iu përgjigjën forcave të rendit, anijet e tyre duhet të fundosen” ishin deklarata e saj shokuese, edhe pse vite më pas kërkoi ndjesë dhe u pendua.
Sot Pivetti është bërë sërish kryefjalë mediave italiane, e akuzuar për pastrim parash dhe mashtrim me taksat përmes kompanive fiktive të krijuara duke i shkaktuar dëm ekonomik shtetit italianë. Pivettit edhe konsulenti të saj financiar Pier Domenico Peirone, një ditë parë iu sekuestruan 4 milionë euro dhe 3 makina luksoze tip Ferrari, ndërsa në skemën e pastrimit të parave dhe mashtrimit janë përfshirë edhe bashkëpunëtori i saj, ish-pilotit Leonardo Isolani, bashkëshortja dhe vajza e tij, një noter dhe dy sipërmarrës të tjerë.
Sipas hetuesve, Pivetti dhe bashkëpunëtorit të saj, ish-pilotit Leonardo Isolani, kanë gënjyer shtetin duke mos paguar taksa nga shitja e disa mjeteve luksoze në vende të ndryshme, nga Hong Kong në Britaninë e Madhe, Poloni dhe Spanjë, që kalonin pronësi falë disa shoqërive anonime fiktive, të krijuara nga Pivetti. Autoritetet akuzojnë Pivettin për pastrim parash dhe shmangie taksash,
"Pivetti do të kishte ende mundësi për të lëvizur paratë në llogaritë rrjedhëse të hapura jashtë vendit dhe në emër të kompanive të të ashtuquajturit 'Only Italia Group' për të shumëfishuar "biznesin" e paligjshëm që po kryenin", shkruhet në vendimin e prokurorit për të sekuestruar pasuritë.
Gjithashtu shton prokurori se konsulenti i saj "merret ë mënyrë të fshehtë një shumë të konsiderueshme parash të transferuara më pas në llogari të ndryshme dhe të ripërdorura në fund në veprimtarinë e tij ekonomike"
Irene Pivetti është ish-politikane deri në 2001 dhe më pas moderatore televizive dhe gazetare. Sot ajo punon si sipërmarrëse.