Një debat shoqëroi rikthimin e seancës së Kuvendit të Kosovës gjatë propozimit të nënkryetarëve. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, i tërhoqi vërejtjen deputetit të Listës Serbe, Igor Simiq, pasi ai tha se kandidatin për nënkryetar e propozonte “në emër të popullit serb”. Haxhiu i kërkoi ta tërhiqte këtë formulim dhe ta përsëriste propozimin, duke theksuar se deklarata është në kundërshtim me Kushtetutën. “Popull serb ka në Serbi, ndërsa Republika e Kosovës ka popullin e Kosovës”, u shpreh ajo. Simiiq filloi të fliste në gjuhën serbe, çka detyroi Haxhiun të shtyjë seancën për të premten

Më herët, Simiq akuzoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po zvarrit formimin e institucioneve dhe tha se u largua nga takimi konsultues i thirrur nga Haxhiu, pasi sipas tij nuk ishte siguruar përkthim në gjuhën serbe.


Lajmi kryesor:

Albulena Haxhiu merr drejtimin e Kuvendit të Kosovës! Lista Serbe propozon nënkryetarin 'në emër të popullit serb', Gërvalla: Skandaloze! Seanca shtyhet për të premten!