Prostitucion e plagosje,kapet i
shumëkërkuari me 3 emra/VD

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për prostitucion, plagosje dhe armëmbajtje pa leje është arrestuar nga Policia e Elbasanit. Në pranga ka rënë shtetasi Artur Llupa, i cili përdorte dhe disa emra të tjerë në shtetin fqinj, Itali, për të fshehur gjurmët gjatë kryerjes së veprave kriminale. 

Policia bën me dije se 49-vjeçari Llupa, banues në Elbasan, njihej njëkohësisht dhe si alias Luan Tabaku alias Robert Cani. Kapja e këtij shtetasi u bë në rrugë, në Lagjen "5 Maji" Elbasan.

Ky shtetas më datë 16.01.2018 ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, Itali, pasi:

Autoritetet Gjyqësore në Torino, Itali, me vendim nr. 492/2016/SIEP, datë 07.12.2017 e kanë dënuar me 6 vjet e 6 muaj burgim, për kryerjen e veprave penale të “Shfrytëzim Prostitucioni”, “Plagosje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit” parashikuar nga nenet 110, 582, 585, 587, 648 të Kodit Penal Italian dhe ligjit nr. 286/1998.

d.c./shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

‘Rama veq arab ka mbet. Pse nuk Biznese me Evrop e Amerik?’, kryeministri i përgjigjet komentuesit: 1 mld euro investime të huaja në Shqipëri, shumica nga Perëndimi! SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh

‘Rama veq arab ka mbet. Pse nuk Biznese me Evrop e Amerik?’, kryeministri i përgjigjet komentuesit: 1 mld euro investime të huaja në Shqipëri, shumica nga Perëndimi! SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh