POGRADEC - Është arrestuar sot në Pogradec, një 45 vjeçar i kërkuar nga drejtësia italiane për “shfrytëzim të të miturve për prostitucioni“ dhe “shkelje të ligjit mbi imigracionin klandestin”.
Pikërisht sot rreth ores, 13:00, në kuadër të operacionit policor “Shfrytëzuesi” policia e Korçës, në bashkëpunim me komisariatin e policisë Pogradec kanë mundur të kapin dhe arrestojnë Kristo (Spartak) Lenja, 45 vjeç, lindur e banues në Pogradec.
Arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimin e tij në Itali, pasi shtetasi i mësipërm, i fshehur nën disa identitete të ndryshme, më datë 30.10.2013, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi gjatë periudhës kohore prej datës 01 janar 1999 deri në muajin janar 2001 ka qenë pjesë e një organizate kriminale, ku ka bërë të mundur favorizimin e imigracionit klandestin për disa shtetase femra nëpërmjet falsifikimit të dokumentave me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit, si dhe për shfrytëzimin e prostitucionit me shtetas të mitur nën moshën 18 vjeç, vepra penale këto të konsumuara në qytetet italiane të Milanos, Triestes, Sesto San Giovanni-t dhe Dalmies.
Autoritetet e drejtësisë italiane dhe konkretisht Gjykata e Milanos në datë 05.08.2005 e ka dënuar Lenjën me 7 vite burg dhe me vendimin e datës 21.01.2008 e ka dënuar me 8 vite burg për kryerjen e veprave penale të “shfrytëzimit të të miturve për prostitucion" dhe “shkeljes së ligjit mbi imigracionin klandestin“.
Kristo (Spartak) Lenjas i ka mbetur për të vuajtur dënimi prej 12 vite burg gjithsej. Ai kishte 5 vjet që ishte kthyer në Pogradec.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com