CËRRIK - 4 persona, mes tyre edhe një shtetas turk janë arrestuar në Elbasan për prostitucion. Policia në kuadër të operacionit të koduar “Mesnata” ka zbuluar një rrjet prostitucioni që ushtronte prej më shumë se 6 muajsh aktivitetin në qytetin e Cërrikut.
Burime të Policisë bëjnë të ditur se në kuadër të operacionit të koduar “Mesnata” u arrestuan në flagrancë katër persona, njëri prej të cil[ve një shtetas turk që jetonte në Elbasan si resident i punësuar në një kompani turke.
Mësohet se janë arrestuar në flagrancë 23- vjeçarja me iniciale S.J., me banim në Cërrik, e cila akuzohet për veprën penale të “Prostitucionit” , M. Odabasi, 32 vjeç, banues në AYDIN, Turqi, i cili akuzohet për veprën penale të “Prostitucionit”.
Këta të dy janë arrestuar në flagrancë në një dhomë hoteli në qytetin e Cerrikut. Në vijim të këtij oepracioni vetëm pak minuta më vonë janë arrestuar edhe tutorët e 23- vjeçares, Ervis Meno, 23 vje, dhe Marsel Hima, 27 vjeç që të dy me banim në Cerrik, pasi akuzohen për veprën penale të “Shfrytëzim prostitucionit”, si dhe “Mbajtje të ambienteve për prostitucion”.
Marsel Hima dhe Ervis Meno dyshohen si persona të cilët për një periudhë disamujore shfrytëzonin për prostitucion 23 vjeçaren S.J dhe në momentin e arrestimit vetëm pak metra larg hotelit ku edhe u arrestua 23 vjeçarja me shtetasin turk, Policia i sekuestroi nën cilësinë e provës material një thikë, një mjet me të cilën transportonin 23 vjeçaren drejt hotelit në momentin që i gjenin klientë, si dhe tre telefona celularë.
E pyetur në Polici nga ekspertë kundër trafiqeve, mësohet se 23- vjeçarja nuk e ka pranuar faktin se ushtronte prostitucion, por se ndodhej në këtë hotel me shtetasin turk pasi prej disa kohësh ishin lidhur bashkë, duke mohuar kështu se punonte si prostitutë. Policia vazhdon hetimet për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë ngjarje, ndërsa materialet i kanë kaluar prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Redaksia online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com