TIRANE-Ish-Presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas deklaratave të Ramës dhe kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi mesditën e sotme referuar skepticizmit të Holandës për hapjen e negociatave në fund të qershorit. Rama deklaroi sot se i vjen për të qeshur kur vijnë delegacione për të mbledhur fakte për një gjysmë dite, referuar atij holandez, ndërsa e quajti mik të shtrenjtë Lulzim Bashën, duke shtuar me të e bashkon dashuria për Holandën.

Ndersa, kryeparlamentari tha se një grup kriminelësh në Holandë nuk mund të cenojnë të ardhmen e Shqipërisë. Gjithashtu, mesazhi i Ruçit ishte se prostitucionin dhe drogën nuk e shpikën shqiptarët, por e gjetën atë në vendet e BE. Por Nishani e cilëson këtë gjuhë si rugaçërore dhe fyese ndaj delegacionit fakt-mbledhës të Parlamentit të Holandës.

Kryeministri dhe Kryetari i Parlamentit Shqiptar sulmuan sot me një fjalor rrugaçëror dhe fyes delegacionin fakt-mbledhës të Parlamentit të Holandës. Shokuese !!!  Këta nuk janë thjesht sharlatanë por bllokuesit e rrugës evropiane të Shqipërisë. Duhet të largohen sa më parë që shqiptarët të kenë të hapur rrugën drejt Evropës.

Bujar Nishani