Në ditën e Europës kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët. Ruçi u ndal te skepticizmi i Holandës për rekomandimin pozitiv të KE për çeljen e negociatave në muajin qershor. 

Kryeparlamentari tha se një grup kriminelësh në Holandë nuk mund të cenojnë të ardhmen e Shqipërisë. Gjithashtu, mesazhi i Ruçit ishte se prostitucionin dhe drogën nuk e shpikën shqiptarët, por e gjetën atë në vendet e BE. 

Nuk mund ta njollosin Shqipërinë një grusht kriminelësh në Holandë. Prostitucionin dhe drogën nuk e shpikën shqiptarët, por e gjetën në Europë. Kanabisi është një njollë e zezë për Shqipërinë, por fara a kanabisit dhe teknologjia vjen nga Holanda. Edhe tregu i shitjes së kanabisit është Holanda. 

Gramoz Ruçi, kryetar i Kuvendit

Kryetari i Kuvendit i bëri thirrje të gjitha forcave politike në vend që të bashkëpunojnë për të merituar çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Sipas tij, asnjë forcë politike për asnjë arsye nuk duhet të jetë penguese në rrugën për të arruitur këtë objektiv.

Përvoja e suksesshsme e zgjerimit të BE drejt vendeve të Europës Lindore dhe qendrore na mëson se objektivi i aderimit në BE mund të arrihet vetëm kur ka konsensus afatgjatë dhe të qëndrueshëm mes shumicës dhe opozitës. 

Integrimi në BE është një interes strategjik dhe kombëtar që gëzon mbështetjen e të gjithë qytetarëve shqitparë, prandaj asnjë forcë politike dhe për asnjë arsye nuk mund dhe nuk duhet të pengojë arritjen e këtij objektivi strategjik. 

Anëtarësimi në BE duhet ta vlerësojmë si një përpjekje të përbashkët për të ecur përpara dhe dobiprurës për të qytetarët. Integrimi Europian është shtysa më inkurajuese për ndërtimin e Shqipërisë Perëndimore dhe demokratike me një ekonomie të qëndrueshmë dhe mirëqenie. Ne duhet të punojmë për këtë mirëqenie për të gjithë shqiptarët. 

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:01
Dorëheqja e Tahirit, Ruçi: Akt moral, brenda imoralitetit të politikës

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka komentuar dorëzimin e mandatit nga Saimir Tahiri, duke e cilësuar atë si një akt moral brenda imoralitetit politik.

Sipas Ruçit, është hera e parë në historinë e parlamentatit që një deputet dorëzon mandatin për të qenë i gatshëm për çdo hetim nga drejtësia. 

Sa i takon akuzave në adresë të ish-ministrit të Brendshëm, Ruçi tha se ato mbeten në dorë të hetimeve nga ana e Prokurorisë.   

Parlamenti shqiptar në asnjë rast nuk ka pasur të tillë, asnjë s'e ka lënë mandatin. Është rasti i parë që duhet t'ja kemi mirëpritur dhe është i vlerësuar. Në rastin konkret. Dhe këtu e përmendja se i famshmi Curcill; Politika s'ka moral. Ndaj brenda politikës ka moral.

Dorëheqja e Tahirit vazhdon të ngelet ky moral brenda imoralitetit. Rasti në fjalë është për t'u përshëndetur, për t'u mirëpritur. Sa i takon akuzës, ajo ngelet ta hetojnë prokuroria dhe ish-deputeti përpara organeve të drejtësisë.

Gramoz Ruçi, kryetar i Kuvendit