Pas barazimit në miqësoren me Gjeorgjinë i pari që ka mbetur shumë i zhgënjyer duke e cilësuar si të çuditshme ndeshjen ka qenë trajneri i ekipit kombëtar, Gianni De Biasi.
“Përballë Gjeorgjisë luajtëm mirë vetëm në 10 minutat e fundit, pasi që në fillim gabuam dhe pësuam dy gola duke e ndërlikuar gjendjen.
Të gjithë duhet të jepnim maksimumin, nëse nuk luajmë si gjithmonë do të kemi vështirësi. Shpresoja që stadiumi të ishte plot, pasi ishte ndeshja e parë pas kualifikimit” deklaroi tekniku italian i kuqezinjve.
Ndërsa më i lumturi duket se ka qenë Cikalleshi për golin e shënuar, pasi prishi edhe mallkimin e shtyllave prej shumë ndeshjesh.
“Jam shumë i lumtur që mallkimi i shtyllave përfundoi dhe që shënova. Gjithashtu jam i lumtur për barazimin në minutën e fundit. Ishte një ndeshje e vështirë pas disavantazhit 0-2, por ne ia dolëm”tha sulmuesi.
Autori i golit të parë, Migjen Basha shprehet se ekipi i mungoi grinda, pasi ishte thjeshtë një ndeshje miqësore dhe se u provuan lojtarët e rinj.
“Agresiviteti na ka ndihmuar shumë në kualifikuese dhe nëse e humbim atë aspekt, për ekipin tonë do të jetë problem i madh.
Na mungoi ndaj Gjeorgjisë, por të mos harrojmë që kemi provuar lojtarë të rinj”.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com