Futbollisti i kombëtares shqiptare Ernest Muçi ka marrë sërish minuta me Besiktas pas dëmtimit që pësoi me kuqezinjtë në nëntor. Këtë herë, në ndeshjen kundër Adana Demirspor, Muçi u aktivizua në fillim të pjesës së dytë kur Besiktas po humbiste 2-0, ndërsa ishte protagonist në golin që vulosi sfidën në 2-1.
Muçi, pasi fitoi duelin me shqiptarin e Demirspor, Arda Kurtulan, krosoi një top në zonë për ngushtuar diferencat. Megjithatë Besiktas nuk arriti të dilte me pikë nga kjo përballje.
Komento