Protagonizmi në protesta si vrasës i saj dhe reflektimi i munguar!

Protagonizmi në protesta si vrasës i saj dhe reflektimi i munguar!

Foto nga protesta në Kosovë

Misandria që vjen nga greqishtja e lashtë ndryshe nga misogjenia që është urrejtje dhe përçmim ndaj femrave është urrejtje dhe përçmim ndaj meshkujve. Atë shije më la ”parrulla” e femrave të Tiranës, dhe shija ishte jo e mirë. Mbrojtje nga dhuna patriakale ?! “parullë” që tejkaloi dhe thirrjen e grave që protestuan aty ku ish dhe vendngjarja e krimit, Kosovën.

 E pamenduar si “parrullë”, poshtëruese, e papjekur dhe gjeneruese konflikti jo zgjidhjeje dhe reflektimi.

Kjo lloj qasje agresive, minimalisht nuk është as vetëmbrojtëse, është një sjellje parazitare, një mënyre të sjelluri të dikujt që përton të mendojë, të analizojë, shkaqet, arsyet ndaj dhe mos kuptojë pasojat, por tju bërtasë atyre.

Një problem i pa zgjidhur, por që ulërihet sa për tu zbrazur vetëm kur ka ndodhur, mbetet një problem i mbartur, që ripërsëritet e ripërsëritet, i ndryshojnë vetëm personazhet, por krimi mbetet, shumica të pazbuluar, pako gjë përfundon në rrjetat e policisë përtace dhe medias së konsumit.

Prej vitesh jam pjesë modeste e protestave të qytetit, dhe çka së fundmi më ka stepur kur çapitem bashkë me të tjerë, është protagonizmi i koketave të qytetit, ato që disa orë para protestës bëjnë thirrje të revoltuara për këtë poshtrim që i bëhet femrës shqiptare, ato që disa orë përpara protestës rrinë një orë përpara garderobës që të mendojnë se cfarë do veshin që kur paparaci ti fotografojë “pa dashje”, fytyra e tyre të jetë dramatikisht dhe “mrekullisht” e trishtuar duke nxjerrë në plan të dytë të dhunuarën, dhe duke dalë prapë ato në planë të parë, ato .. simboli i kotësisë së femrës shqiptare.

Mbaj mënd që në një nga protestat që u bë për një vajzë të dhunuar nga rojtari i shkollës, përpara meje kaloi dhe hapte rrugën me pompozitet një grup plot badigardë.. dhe mes tyre ishte koketa që kish ardhur të protestonte..    

Kjo nuk është protesta që i duhet vajzave dhe grave shqiptare, atyr të thjeshtave, atyre që vërtet ju qan xhani për vogëlushen me fëmijëri të vrarë, unë nuk them se koketave su qan… por le të heshtin në ditë si kjo, të lënë të thjeshtat të shkruajnë historinë e emancipimit, reflektimit dhe ndryshimit të shoqërisë shqiptare. Atyre të thjeshtave që nuk jetojnë për një orë rolex, për një xhiro në Dubai me jaht me flokët në erë, që nuk fryjnë buzë e vithe që të jenë në tregun e epshit mediatik. Atyre që nuk janë miliardere mediatike se për burra kanë marrë trafikantë femrash të konvertuar në biznesmen.

Cështja e dhunës dhe përdhunës ndaj femrës shqiptare do një reflektim mbarë kombëtarë, do që armata e psikologëve, sociologëve, punonjësve socialë, mos ta hajë bukën kot me rrogë pragmatiste mujore, por të ulë mëndjen dhe shpirtin dhe të studiojë, pse përfunduam kështu, si është e mundur që jemi populli që zëmë vënd të parë në botë për trafikimin dhe prostituimin e femrave të së njëjtës përkatësi.

Pse dhuna, përdhuna, inçesti janë kaq të natyrshme në trojet tona. Sa ndikon, ekonomia, arsimi, besimi fetar, shoqëria, shteti… Si mund të ndryshohet ky realitet kriminal ?!

Duke treguar me gisht fajtorin që është hallka e fundit e krimit që ngjizet brënda nesh, apo duke vënë atë gisht në tëmthin e Kombit ?!

Krimi po fiton territor tek ne, aq sapo ambjentohemi me çdo tmerr, dhe duke u reduktuar tek thirrja oh Zot larg meje.. thirrje që është sa naïve aq jo largpamëse..

Në ditë si kjo, ku prej tre ditësh dëgjojmë vec për vrasje prindërish, përdhunim të miturish, e për shumë të tjera që nuk i dimë por i imagjinojmë, ti kupton se ne kemi nevojë për një gjë fare të thjeshtë, për normalitet.

Për të besuar në vlera bazike, të shëndetshme, në gra si Luiza Gega, dhe mendimtare si Sabiha Kasimati, në qënie madhërisht të thjeshta si Nënë Tereza dhe ti kthehemi familjes, djepit të shërimit të çdo plage dhe nisjes së një dite të re, pa prozhektorë, rraqe firmato dhe postime hipokrite me parrulla te urrejtshme ndaj jo shëruese.      

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Epoka: 31/08/2022 18:03

    Keto jane ato qe vendosin te jene beqaresha deri ne te 40-at, per t'iu dedikuar karrieres neper OJF apo administrate, dhe qe ne ndryshim nga nenat -- te cilat jane te zena me detyren me te shenjte ne shoqeri, bejne (ose me shpesh importojne pa e vrare aspak mendjen) politikat per familjen. Kur realiteti nuk i pershtatet endrrave te tyre, ua ka fajin realiteti. Krijojne mitin e "mashkullit toksik" qe per to eshte i vetmi lloj mashkulli, dhe e peshtyjne publikisht (packa se privatisht historite e tyre thone tjeter gje). Politikat qe prodhojne orientohen drejt "zbutjes" me pahir te instikteve te natyrshme e te shendetshme mashkullore qe ne cerdhe dhe kopshte, e me pas ne ciklin e regjimentuar shkollor, dhe zevendesimin e tyre me nje version te tredhur e te bindur ndaj vizionit te tyre te shoqerise. "Girl power!", "Empowering women!", "Women in tech". Asnje fjale, asnje nxitje pozitive per meshkujt. Pushtetit, i cili mburret me kuotat e femrave ne administrate (ku i vetmi kriter duhet te ishte aftesia), i intereson te mbaje nje tension konstant mes sekseve, sepse nje popull i percare kontrollohet me kollaj. Gjithcka ne emer te barazise (qe per cudi nuk e gjen te kerkohet te punetoret e ndertimit, minatoret, naftetare), dhe per te arritur kete barazi mund te sakrifikojme gjithcka, edhe vete natyren njerezore. Por natyra mashkullore, sidomos nese nuk ka mundesine te shprehet ne menyre te shendetshme, nen presionin e gjinokracise mbytese ne te cilen gjendet, do te gjeje me pahir menyra te tjera shprehje, shpesh te deformuara ne monstruozitet, si ne rasteve e shumta te denueshme qe bejne lajm keto kohe. Problemi eshte real, por zgjidhjet e ofruara po bejne me shume per ta thelluar ate, sesa per ta zgjidhur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë