Proteina që mjekon kancerin

Proteina që mjekon kancerin
Shkencëtarët po zhvillojmë një molekulë ‘të mençur’ për të bllokuar funksionet e shkaktarit të zgjerimit të kancerit.

"Podocalyksin" quhet proteina që mund të ndihmoj në trajtimin e kancerit të gjirit. Hulumtime të reja kanë dalë për këtë proteinë nga shkencëtarët e Universitetit të Britanisë.

Kjo proteinë më herët është identifikuar si një parashikues i llojit të kancerit të gjirit që zgjerohet edhe në tjera zona në trup.

Ata kanë gjetur se podokalyksina nuk vepron vetëm si një indikator i sëmundjes por edhe si një agjent, duke ndryshuar trajtën dhe mënyrën e sjelljes së qelizës tumorale.
Duke i shfrytëzuar këto njohuri, ekipi i shkencëtarëve në lidhje më mrekullinë e kësaj proteine ka thënë: "Në të ardhmen shpresojnë me anë të kësaj proteine të pengojnë dëmtimin e qelizave dhe në këtë mënyrë të parandalojnë zgjerimin e kancerit kudo nëpër trup".

Profesori Calvin Roskelley, gjurmues kryesor lidhur me këtë, është shprehur: "Fajtori fshihet në pjesën e dukshme të sipërfaqes së qelizës tumorale, kështu që ne tashmë po zhvillojmë një molekulë ‘të mençur’ për të bllokuar funksionet e këtij shkaktari. Synim kryesor kemi të gjenerojmë trajtime me objektiva të reja, jo toksike, shumë më të ndryshme nga hemoterapia standarde"- shtoj ai.

Redaksia Online
(a.ç/m.z/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset