Një grup serbësh janë mbledhur në fshatin Rudarë të Zveçanit, për ta parandaluar aksionin e KFOR-it për heqjen e barrikadave.
Mediat serbe raportojnë se komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s, Xhozef Llinç, ka biseduar me kryetarin ilegal të Zveçanit, Dragisha Milloviq, nga i cili ka kërkuar heqjen e barrikadës.
Milloviq ctiohet të ketë propozuar që qytetarët të zhbllokojnë automjetet e KFOR-it dhe ushtarët të kthehen në drejtim të Leposaviqit. Sipas mediave serbe KFOR-i ka pranuar që të kthehet dhe qytetarët janë shpërndarë. Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, tha se protesta nuk zgjati më shumë se 20 minuta, ndërsa sipas tij situata e sigurisë është e qetë.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com