Protestë kundër vetingut!

Shih si vinë punët: duke pasur frikë të dalin kundër politikës amerikane, flasin përçart me sloganet e vitit 1991....

Saliu dhe të tjerët pas tij thonë: ta bëjmë si në Rumani... Jane fare të tjetërsuar: në Rumani janë ngritur kunder qeverise dhe pro Reformes; kurse Sali ziu ka të kundërtën: kërkon të ngrihet kundër qeverisë pse kjo është me Reformën - domethënë me Amerikën.

Protestë kundër vetingut! kur politika amerikane thotë hapur se "vetingun do ta drejtojmë ne dhe europiano-perëndimorët".
A ka mundësi që me protesta pa arsye të drejtpërdrejtë politike të fitosh një kauzë që është kundër teje?

Kur sheh të korruptuarit që flasin sikur të jenë heroj në një çadër qesharake, kujton realisht një gjë: hallin e të inkriminuarëve që kërkojnë ndihmën e shqiptarëve që t'i shpëtojnë ndëshkimit, dhe të vijojnë të shtojnë pasurinë e tyre me abuzim kundrejt shqiptarëve.

Dhe shihni si janë katandisur: disa fytyra verdhacuke që kujtojnë ditët kur Ramiz Alia iu dha të drejtë të dilnin nëpër sheshe dhe të kontrollonin turmat e egërsuar me djallëzinë, e cila realisht, brenda së njëjtës metodë, e çoi më pas shumicën e tyre në një korrupsion banal.

Tani kanë frikë dhe kërkojnë mbrojtje nga shqiptarët pasi i kanë vjedhur. Por kanë politikën amerikane kundër. Ja, kjo i tremb, dhe me mendjelehtësi mendojnë të neutralizojnë hetimin kundër tyre.

Por tani është vonë: të gjithë jane të identifikuar. Në fakt ketu, shqiptarët duhet të ngrihen kundër bllokuesëve të Reformës... Të presim

(d.b/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq