Protestë me kërkesën për lirimin
e Fatmir Limajt nga paraburgimi
Me thirrjet për përmbylljen e mandatit të EULEX-it, ish-pjesëtarë të UÇK, protestuan para ndërtesës së këtij misioni në qendër të Prishtinës, duke kërkuar lirimin e bashkëluftëtarëve të tyre nga paraburgimi.
Me thirrjet për përmbylljen e mandatit të EULEX-it, ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, protestuan para ndërtesës së këtij misioni në qendër të Prishtinës, duke kërkuar lirimin e bashkëluftëtarëve të tyre nga paraburgimi. Ata kundërshtuan mbajtjen në paraburgim të njërit prej ish komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare, Fatmir Limaj, dhe tre të akuzuarve të tjerë nën akuzat për krime lufte.
Më 25 nëntor një gjykatës i EULEX-it urdhëroi dërgimin në paraburgim të deputetit të Parlamentit të Kosovës Fatmir Limaj dhe tre të tjerëve pak ditë pasi që Gjykata e lartë e Kosovës vendosi të kthejë në rigjykim zotin Limaj i cili që shpallur i pafajshëm në maj të këtij viti për akuzat për krime lufte.
Muharrem Xhemajli nga Shoqatat e dala nga lufta e ish Ushtrisë Çlirimtare, tha se mbajtja në paraburgim e tyre është e pakuptimtë.
“Mbajtja e tyre në paraburgim me arsyetimin se mund t'i ikin drejtësisë është absurde. Vendimi për caktimin e masës së paraburgimit është i pabazuar në ligj, tendencioz dhe për të kënaqur apetitet e Beogradit”, tha ai.
Protestuesit thanë se nuk do të qëndrojnë duarkryq ndaj burgosjes së ish luftëtarëve, ndërsa u bënë thirrje institucioneve të Kosovës që të rishqyrtojnë qëndrimin ndaj misionit të Bashkimit Evropian...
“Duke e konsideruar të panevojshëm këtë mision, ne si organizata të dala nga lufta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e përsërisim kërkesën që Kuvendi i Kosovës t'i heq kompetencat ekzekutive të këtij misioni famëkeq dhe të ndërpritet njëherë e përgjithmonë persekutimi i luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha zoti Xhemajli.
Mbajtja në paraburgim e zotit Limaj nxiti reagime të shumta në Kosovë, përfshirë edhe autoritetet më të larta të vendit që e cilësuan këtë si një veprim të papranueshëm dhe siç është thënë fyerje për drejtësinë. Ky qëndrim që nxiti reagimin e përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar, i cili bëri thirrje për shmangie nga komentet rreth çështjeve që kanë të bëjnë me drejtësinë.
Më 30 nëntor të vitit 2005 Gjykata Ndërkombëtare për Krime lufte në Hagë e ishte shpallur të pafajshëm Fatmir Limajn i njohur me emrin e luftës si komandant Çeliku, i cili në shkurt të vitit 2003 qe akuzuar për përfshirje në krime kundër civilëve shqiptarë dhe serbë gjatë luftës së vitit 1998.
Më 29 nëntor kjo Gjykatë shpalli të pafajshëm edhe ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj për të dytën herë nga të gjitha akuzat për krime lufte.
*Marrë nga VOA(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
51.5%
-
Jo
34.5%
-
Nuk e di
14%
Vota total: 2928
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Autoriteti i Konkurrencës nis hetim për tregjet e fruta perimeve, grumbulluesit shtrenjtuan çmimet deri në 100%
29 Korrik, 13:48
-
Genc Gjokutaj thirrje për rrahje policësh dhe vrasje patronazhistësh, vajza e Berishës: Ka të drejtë, revolta do të ndodhë! Berisha e Malltezi po persekutohen
29 Korrik, 13:47
-
Veliaj takon kryebashkiakun e Londrës, Sadiq Khan, e uron për rizgjedhjen
29 Korrik, 13:26
-
KLP, betohen 23 prokurorë të rinj, nisin punën në prokuroritë e rretheve (EMRAT)
29 Korrik, 13:23
-
Vuçiç: Serbia dhe Rusia do të shënojnë së bashku përvjetorin e çlirimit të Beogradit
29 Korrik, 13:23
-
Olimpiada që ndau në dysh Francën dhe botën
29 Korrik, 13:19
-
Gjirokastër/ Zjarr në pyllin me pisha në lagjen Gërhot, zjarrfikësit në ‘luftë’ me flakët
29 Korrik, 12:52
-
Elisa Spiropali takon presidentin Begaj, Socialistët mbledhin mbi 30 firma për propozimin e saj si kryetare Kuvendi
29 Korrik, 12:39
-
Përdhunoi, vrau dhe braktisi në dyert e spitalit Marigona Osmanin, Dardan Krivaqa dënohet me burgim të përjetshëm, bashkëpunëtori me 15 vite
29 Korrik, 12:37
-
FOTO/ U arrestua pas vdekjes së biznesmenit në Sarandë, pronari i 'Erdano Tours' kandidoi për deputet në 2021 me Jozefina Topallin
29 Korrik, 12:31
-
Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq Në det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz
29 Korrik, 12:11
-
Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash
29 Korrik, 12:06