68 punonjës të Spitalit Rajonal të Fierit janë larguar nga puna ditën e djeshme me motivacionin e shkurtimit të vendit të punës. Infermiere , sanitare dhe punonjës të tjerë të prapavijës janë kontaktuar nga administrata dhe u është thënë se detajet shtesë do t’i marrin në ditët në vijim.

Sipas tyre pushimi nga puna është i padrejte, duke akuzuar se po mbahen në punë persona të tjerë që kanë më pak eksperiencë dhe kualifikime. 

Shkurtime në administratë ka pasur në të gjitha spitalet rajonale të vendit. Këto shkurtime vijnë në kuadër të riorganizimit të shërbimeve.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)