1500 efektivë në terren për samitin e BE-së më 6 dhjetor, Tirana blindohet si për vizitën e Papa Françeskut

1500 efektivë në terren për samitin e BE-së më 6 dhjetor, Tirana blindohet si për vizitën e Papa Françeskut

Foto ilustruese

Tirana do të blindohet me forca të shumta sigurie më 6 dhjetor kur të mblidhen të gjithë liderët e 27 vendeve të Bashkimit Europian për samitin BE-Ballkani Perëndimor. Rreth 1500 efektivë pritet të jenë në terren për të siguruar mbarëvajtjen e samitit që do të mbahet në ambientet e Hotel Marriot. Niveli i masave të sigurisë që duket se do të jenë ‘të hekurta’ do të jetë i njëjtë me ato që janë ndërmarrë në kohën kur në Tiranë erdhën ish-sekretari amerikan i shtetit John Kerry apo Papa Françesku.

Në hartimin e masave të sigurisë janë përfshirë edhe stafet e delegacioneve që do të vizitojnë Tiranën. Një pjesë e efektivëve do të shoqërojnë delegacionet nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” deri në qendër të kryeqytetit. Pas mbërritjes së tyre në Tiranë, përveç stafeve dhe personave të akredituar, nuk do të mund të kalohet perimetri i sigurisë që nis nga Kryeministria në drejtim të Pallatit të Kongreseve dhe përreth stadiumit ‘Air Albania’.

Pas pritjes zyrtare të delegacioneve nga kreu i qeverisë shqiptare, takimi me dyer të mbyllura është parashikuar të nisë rreth orës 10:30. Këto masa të shtuara vijnë në një kohë kur Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë paralajmëruar protestë para kryeministrisë pikërisht më 6 dhjetor.

Ndonëse, Policia e Shtetit i ka refuzuar kërkesën e Rithemelimit për të zhvilluar protestën më 6 dhjetor në Bulevard me argumentin se cenohet siguria kombëtare, Berisha ka shpërfillur duke theksuar se do të mblidhen para Kryeministrisë dhe do të derdhen në sheshe, ndërsa qëndrimit të tij ju bashkua sot edhe Ilir Meta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim