Protesta, aktorët hyjnë me forcë
në Teatër: Kumbaro të vijë këtu

Protesta, aktorët hyjnë me forcë<br />në Teatër: Kumbaro të vijë këtu<br /><br>
Artistët kanë protestuar sërish sot për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar tek Turbina. Ata kanë hyrë me forcë në sallën e Teatrit Kombëtar dhe kanë deklaruar se nuk do të lejojnë që Teatri të zhvendoset në mënyrë që ti hapet rrugë ndërtimit të ndonjë kulle. Artistët kanë kërkuar që të njihen me projektin për ndërtimin, të bëhet transparencë me administrimin e fondeve dhe të mos monopolizohen institucionet e artit në dorë të ministrit. I ashpër ka qene aktori Bujar Asqeri, i cili me ton mjaft kritik u shpreh se shteti po investon sot për ndërtimin e burgjeve për të rinjtë e jo teatrove.

Në Shqipëri janë ndërtuar 24 burgje. Më thoni sa teatro janë ngritur? Zero. Gjithë rinia shqiptare është në burgje, nuk ka qytet pa burg, atëherë them unë, këta me shkopinj gome dhe biruce do e edukojnë rininë. Po të ndërtoheshin 4-6 teatro më pak burgje do të kishim, jam i sigurt për këtë. Këta nuk investojnë, dhe ne zihemi këta për një 5 –lekëshe që hedhin ata, kush mund ta kapa dhe tallen” tha Bujar Asqeriu.

Regjisori Altin Basha, teksa vuri në dukje se me këtë rezistencë janë bashkuar edhe trupat e tjera të teatrove në rrethe, njoftoi gatishmërinë e artistëve për tu ulur në tryezën e dialogut me Ministrinë, por me një kusht që takimi të mbahet në sallën e Teatrit Kombëtar. “I bëjmë thirrje ministres Kumbaroqë t’u përgjigjet kërkesave tona, të bëhet çdo gjë transparente pasi e-mailet që supuzohet të jenë dërguar, nuk na kanë ardhur”. Te merkuren ne oren 16:00 e presim ne kete salle per dialog” tha regjisori Altin Basha dhe artistët e tjerë.

Një ditë më parë, ministrja Kumbaro, teksa bënte ftesë për dialog me artistët, i kundërpërgjigjej edhe aktorit të madh Robert Ndrenika, se kishte heshtur ku teatri u kthye në lokal tymi e bingo. Ministrja gjithashtu ka pohuar se nuk do të lëvizë salla dhe trupa e teatrit pa u njohur më parë me projektin e ri. Sot këtij reagimi të Kumbaros i është përgjigjur sërish Ndrenika.

E dashur Mirela! Lexova me vëmendje letrën tënde. Përveç fjalisë së parë që “je në një mendje me mua”, të tjerat m’u dukën kunja dhe jo shumë të sinqerta. Përsa më përket mua, përveç mënyrës së të shprehurit, që ndoshta vjen nga profesioni im, (mirë do ishte të kisha studiuar për diplomaci) unë nuk heq asnjë presje nga ato që kam thënë.

Bingoja u hap në një situatë emergjente me aprovimin e tërë komunitetit teatror dhe kur paraardhësit e t’u në Ministrinë e Kulturës deri në vitin 2000 nuk lanë hapësirë pa dhënë me qira. Përsa i përket ndërtimit të sallave te “Piramida” dhe “Turbina” e kishit ju për detyrë të kishit bërë dhe të bënit transparencën. “Transparencë” që edhe sot e kësaj dite ne po e kërkojmë. Vazhdimin e bisedës do ta bëjmë në sallën e Teatrit Kombëtar
.” Tashmë pritet e mërkura për të parë nëse artistët dhe ministrja Mirela Kumbaro do të takohen në orën 16: 00 në sallën e Teatrit kombëtar.

Deklaratat e artistëve

Regjisori Besnik Bisha: Kumbaro, përkthyese e kulturës dhe jo ministre
Kumbaro është përkthyese e kulturës shqiptare dhe jo ministre. Ajo akuzon Bertin dhe artistët që e kanë kthyer teatrin në mejhane dhe i kërkon llogari pse e keni lejuar deri në atë derexhe, ndërkohë që qeveria e saj ua hoqi artistëve shpërblimet, madje edhe lekët e biletave. Këtu nuk janë shituar kurrë qofte, vetëm nëse janë shitur atje, ajo nuk e thotë këtë  por mashtron opinionin. Ajo sallë iu dha telebingos se u jepte aktorëve 50 mijë lekë cdo muaj. Dua të kujtoj një episod në Durrës, dhe në provë gjenerale, Komiteti i Partisë diskutonin dramën dhe shefi i arsimit tha; që skena e parë të hiqet edhe dialogu, edhe ky personazh, atëherë një miku im, Filip Çakuli tha; nëse hiqen këto kjo nuk është më dramë dhe më mirë të hiqet shefi i arsimit.

Regjisori Robert Budina: Kërkesat do i çojmë deri në fund
Gjithçka që po ndodh ka arsye edhe mungesën e një ligji. Fakti që qendra e Kinematografisë po mbijeton tregon se ka mirëfunksionuar. Ne i kemi kërkuar ministres që të justifikojë ndryshimet dhe i kemi renditur arsyet se duhet të funksionojë kinematografia me dy ligje, është një moment i mirë për të cuar deri në fund kërkesat e artistëve, pasi politika si majtas dhe djathtas ka qenë indiferente. Politika ikën, por këta njerëz mbeten.

Aktorja e Teatrit të Kukullave, Shegushe Bebeti: Artistëve u është vendosur litari në fyt
Më vjen keq që nga Teatri i Kukullave jemi 2 apo 3 veta. Artistët janë të shokuar dhe kanë frikë për vendin e punës. Kontratat e punës janë litari që u është vendosur në fyt artistëve. Jam e skandalizuar, në teatrin e Kukullave të gjithë e dinë që ka plasur një skandal i madh dhe nuk e dimë se kush na komandon. Arroganca e një titullari të paaftë vijon, kemi dy vite që nuk bëjmë asnjë premierë, kamë investuar 35 vite dhe kam lënë kockat në atë teatër. Prej tre vitesh nuk kontribuoj sepse nuk më duan sepse jam plakë, atje jashtë vijoj që të jem e vlefshme, madje me çmime, këtu jo. Nuk duhet të lejojmë që të na drejtojë njerëz të paaftë.

Aktori Arben Derhemi: Do ta mbrojmë me gjak teatrin
Kjo mbledhje duhet të zhvillohej në sallën qendrore të Teatrit, por drejtori ka vendosur ta marrë edhe për 4 vite titullin, pasi duhet se më e rëndësishme për atë është që të marrë titullin, por ne do ta mbrojmë me gjak.

Dramaturgu Stefan Çapaliku: Moment i rrezikshëm, drejtorin ta zgjedhim ne, jo politika
Ky është një moment i rrezikshëm që ne duhet ti themi stop. Askush nuk e di sa është fondi i teatrit.  Transparenca është zero, pjesa më aksidentale është zgjedhja e lidershipit. Si ka mundësi që një shte ka precedent si heq dorë nga lidershipi i arsimit dhe drejtorin e teatrit ka emërojë politika, këtë nuk e kuptoj.

Regjisori Altin Basha: Të mërkurën e presim ministren këtu
Jemi të shqetësuar. Peticioni online ka kaluar 4 mijë firma, kjo nuk është më shaka, nuk mund të bëjë të paditurin. Asnjë nga ministria dhe të gjitha ata që kontaktojmë nuk ka marrë e-email nga ministria e Kulturës për ndryshimet që do të bëhen në ligj. Ju lutem medieve të gjejmë 500 e-emal ku janë dërguar. Ministria nuk tregon të vërtetën për dialogun. Në pranojmë ftesën për dialog, ministren e presim këtu në orën 16:00 ditën e mërkurë. Kjo sallë nuk duhet të jetë më e mbyllur. Ky vend nuk është as i ministres dhe as i drejtorit të teatrit.

Bujar Asqeriu: Aktorët në mjerim, politikanët vila, shih o Zot...
Në Shqipëri janë ndërtuar 24 burgje. Më thoni sa teatro janë ngritur? Zero. Gjithë rinia shqiptare është në burgje, nuk ka qytet pa burg, atëherë them unë, këta me shkopinj gome dhe biruce do e edukojnë rininë. Po të ndërtoheshin 4-6 teatro më pak burgje do të kishim, jam i sigurt për këtë. Këta nuk investojnë, dhe ne zihemi këta për një 5 –lekëshe që hedhin ata, kush mund ta kapa dhe tallen.

Kjo është e tmerrshme. Këta nuk hedhin lekë për artin dhe kulturën, këta duan burgje. Rinia shqiptare është nëpër burgje dhe pastaj kush do të vijë në teatër, kush do të punojë. Le të punojnë këta, ti mbyllin edhe teatrot dhe të gjejnë të sëmës. Do më falni që në takimin e parë nuk kisha mundësi të flisja, ndërsa të gjitha i tha Robert Ndrenika, por refleksionet që vijnë nga qeveria janë të vakta, pafuqishme dhe të ftohta. Këta si duket nuk e kuptojnë se cfarë është artisti.  Një aktor merr rogën më të vogël se një nëpunës i rëndomtë i ministrisë së Kulturës.

Ky është vlerësimi që shteti i bën artistit. Jo më kot, kolegët tanë ikën nga kjo botë në moshën më të re dhe askush nuk u kujdes për ata, askush nuk e çau trapin për ata. Ata ikën me pengje në shpirt dhe këto do i ngremë me të madhe. Bujar Lako jetonte në një dhomë dhe në një kuzhinë, ndërsa politikanët tanë në vila 5 apo 10 milionë euro, prandaj nuk ka lekë për teatrin dhe ne duan të na fusin në vrimën e miut.

Këtë vend e drejtojnë hajdutët, prandaj nuk ka lekë për teatrot. Ata marrin edhe lekët e një dosje, 100 lekë. Prandaj ndonjëherë them përse të flas? A përmbyset kjo hajdutëri? Zoti i paftë ata dhe fëmijët e tyre që kanë vjedhur djersën dhe gjakun e këtij vendi, unë ia lë atij. E kuptoj që ata do të tallen me ne dhe do të na përqeshin

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut